
Category: Aktualitet
Pas mbarimit të mandatit të Holta Zaçajt, e cila ishte njëherazi kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, institucioni më i lartë i drejtësisë në vend ka njoftuar nisjen e procedurave për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se në dy ditët e para të shpërndarjes së bonusit të pensionistëve në të gjithë vendin janë tërhequr 42 631 bonuse.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se projektbuxheti 2026 parashikon një rritje të re pagash për punonjësit e Policisë së Shtetit, duke nisur nga muaji janar i vitit të ardhshëm.
Në konferencën “Gratë në qendër: Forcimi i medias me qasje përfshirëse në Shqipëri”, organizuar nga SCiDEV dhe AWA me mbështetjen e Bashkimit Europian, u prezantuan gjetjet e projektit “Thyejmë kallëpet, formësojmë të ardhmen”, që synon transformimin e praktikave mediatike në drejtim të raportimit me perspektivë gjinore, rritjes së rolit të grave në media dhe forcimit të sigurisë së gazetarëve.
Kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale theksoi se nuk ka asnjë rast të dytë në botë ku një prokuror apo gjykatës të pezullojë nga detyra një anëtar qeverie.
Ministri i Financave, Petrit Malaj dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli prezantuan sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”, Manualin Doganor për Pasagjerët, një botim i ri dhe thelbësor i Administratës Doganore Shqiptare.
Numri i qytetarëve që janë regjistruar si punëkërkues përmes portalit qeveritar “e-Albania” ka shënuar rritje të ndjeshme këtë vit.
Në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, u shqyrtua sot projektligji “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”, në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi.
Marinela Prifti do të jetë zëvendësministrja e re në Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Ministri Mjedisit, Sofjan Jaupaj mori pjesë në takimin e grupit ndërsektorial të punës për integrimin europian, mbledhje e mbajtur në një moment vendimtar për Kapitullin 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike, ku po ecet me ritme intensive drejt përmbushjes së piketave mbyllëse.









