Forcimi i bashkëpunimit rajonal, delegacioni i Parlamentit Evropian viziton Portin e Durrësit

Porti i Durrësit mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë të Komisionit për Transportin dhe Turizmin (TRAN) të Parlamentit Evropian, në kuadër të misionit zyrtar në Ballkanin Perëndimor, të zhvilluar gjatë datave 26–28 tetor 2026.


Porti i Durrësit mirëpriti një delegacion të nivelit të lartë të Komisionit për Transportin dhe Turizmin (TRAN) të Parlamentit Evropian, në kuadër të misionit zyrtar në Ballkanin Perëndimor, të zhvilluar gjatë datave 26–28 tetor 2026.

Delegacioni, i kryesuar nga eurodeputetja austriake Sophia Kircher, Zëvendëskryetare e Komisionit TRAN, përbëhej nga anëtarë të Parlamentit Evropian dhe ekspertë të politikave evropiane të transportit. Pjesë e vizitës ishte gjithashtu Marian-Jean Marinescu, Koordinator Evropian për Korridorin TEN-T Ballkani Perëndimor–Mesdheu Lindor (WBEM).

Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet aktuale dhe perspektivat e sektorit të transportit detar, modernizimin e infrastrukturës portuale, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin e Shqipërisë në rrjetet strategjike evropiane të transportit.

Vëmendje e veçantë iu kushtua Korridorit Evropian të Transportit Ballkani Perëndimor–Mesdheu Lindor (Western Balkans–Eastern Mediterranean – WBEM), pjesë e Rrjetit Transevropian të Transportit (TEN-T), i cili synon forcimin e ndërlidhjes ndërmjet infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe detare, rritjen e efikasitetit të transportit dhe lehtësimin e qarkullimit të mallrave dhe pasagjerëve ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Në këtë kontekst, u evidentua roli strategjik i Portit të Durrësit si një nyje e rëndësishme detare e Korridorit WBEM, si dhe rëndësia e investimeve të planifikuara për modernizimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e kapaciteteve portuale, në funksion të forcimit të lidhjeve multimodale dhe integrimit në rrjetin evropian të transportit.

Një vend të rëndësishëm në diskutime zuri edhe perspektiva e zhvillimit të Portit të Ri Tregtar të Integruar të Durrësit në Porto Romano, si një projekt strategjik që synon rritjen e kapaciteteve për përpunimin e mallrave, përmirësimin e lidhjeve hekurudhore dhe rrugore dhe forcimin e rolit të Shqipërisë si një pikë ndërlidhëse ndërmjet tregjeve rajonale dhe atyre evropiane.

Vizita zhvillohet në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, ku përafrimi me legjislacionin dhe standardet e Bashkimit Evropian, zhvillimi i infrastrukturës së qëndrueshme dhe forcimi i ndërlidhjes rajonale përbëjnë prioritete të rëndësishme.

Për Autoritetin Portual Durrës, kjo vizitë përforcon dialogun institucional me partnerët evropianë dhe konfirmon rëndësinë strategjike të infrastrukturës portuale shqiptare në kuadër të Korridorit WBEM dhe Rrjetit TEN-T, në funksion të zhvillimit ekonomik, bashkëpunimit rajonal dhe avancimit të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama kujton lëvizjet studentore: U rebelova për liri, jo për imponim

Kryeministri Edi Rama rikujtoi sot përvojën e tij gjatë lëvizjeve studentore dhe angazhimin në proceset e dialogut politik, duke u…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama kujton lëvizjet studentore: U rebelova për liri, jo për imponim

Kryeministri Edi Rama rikujtoi sot përvojën e tij gjatë lëvizjeve studentore dhe angazhimin në proceset e dialogut politik, duke u…