
Category: 24/7
Ministri i Drejtësisë Toni Gogu, tha sot Partia Socialiste nuk është tërhequr nga drafti i propozuar për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Anita Orban, ministren e ardhshme të Punëve të Jashtme të Hungarisë.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit Mbrojtja e të drejtës së pronës dhe lehtësimi i ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ-së në Shqipëri (D-REX III), pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.
Shqipëria rikonfirmoi angazhimin e saj për garantimin e sigurisë afatgjatë të burimeve ujore gjatë lançimit të nismës globale “Water Forward”, të organizuar nga Grupi i Bankës Botërore në kuadër të Takimeve të Pranverës.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, reagoi sot ndaj deklaratave të fundit nga autoritetet serbe, përfshirë edhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç, për aleancë trepalëshe të Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, kundër Serbisë.
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu zhvilloi sot një inspektim në pallatin e prekur nga zjarri i dy ditëve më parë në Tiranë.
Aplikimet për përfitimin nga “Paketa e Maleve” në bashkinë Elbasan mund të kryhen jo vetëm online, por edhe pranë sporteleve e-Shërbime, si dhe në zyrën e informacionit pranë bashkisë.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Kosovë, ku u prit nga homologu Ejup Maqedonci.
Presidenti Bajram Begaj pranoi letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Republikës së Turqisë në Shqipëri, Barış Ceyhun Erciyes.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala mori pjesë sot në Konferencën Mbarëkombëtare Farmaceutike, që këtë vit përkon edhe me 20-vjetorin e krijimit të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë.









