
Category: 24/7
NATO-ja e ka një bazë ajrore në Shqipëri, përkatësisht në Kuçovë, të vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato inspektoi sot disa prej investimeve në infrastrukturë në bashkinë e Beratit, të cilat janë realizuar me financime të Bashkimit Evropian.
Nga selia e Parlamentit Evropian në Strasburg, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaroi përmes një videomesazhi se hapja e zyrës së Parlamentit Evropian këtë vit në Tiranë është sinjal i qartë se integrimi i Shqipërisë është afër dhe i sigurt.
Ky bashkëpunim është pjesë e nismave të AKSK për rritjen e sigurisë kibernetike në institucionet publike dhe ndërtimin e një rrjeti ekspertësh në të gjithë territorin.
Mbledhja e ardhshme e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri pritet të zhvillohet në Tiranë, gjatë gjysmës së dytë të këtij viti.
Konferenca e Mesinës dhe Taorminës në vitin 1955 u bë gur themeli për krijimin e Traktateve të Romës dhe më pas të vetë Bashkimit Evropian.
Zëvendëskryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në Samitin për Tranzicionin Energjetik
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Anila Denaj dhe ministri Financave, Petrit Malaj zhvilluan një takim të përbashkët me drejtuesit e bankave të nivelit të dytë dhe përfaqësues të Shoqatës së Bankave për të diskutuar mbi aspektet teknike të zbatimit të Garancisë së re Sovrane për sektorin e bujqësisë, të miratuar së fundmi nga qeveria shqiptare.
Deputetja Kushi e bëri këtë deklaratë gjatë fjalës së saj në sesionin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri që u mbajt në Strasburg
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), në bashkëpunim me UNICEF Shqipëri, organizoi një trajnim për ndërtimin e kapaciteteve të stafit të AAPSK në identifikimin e zgjidhjeve inovative përmes modelit Human-Centered Design të UPSHIFT, me theks të veçantë në menaxhimin e kriptomonedhave për ndikim social.









