
Category: 24/7
Rruga Shirokë-Zogaj konsiderohet një nga investimet strategjike që do të krijojë një lidhje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe kthimin në një pikë të rëndësishme të Shkodrës si kryeqendër e rajonit.
Në Ditën Botërore të Hepatiteve, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se “falë programit të vaksinimit universal, Shqipëria ka arritur suksese domethënëse në luftën kundër hepatitit B”.
Ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla, mori pjesë në Festivalin “Vëllazëria”, që u zhvillua në rajonin e Puglias në Itali.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose nënshkroi sot më kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli marrëveshjen e bashkëpunimit për riintegrimin e personave në konflikt me ligjin.
Borxhi publik vijon tendencën rënëse. Të dhënat e 6-mujorit të parë të vitit 2025 tregojnë se niveli i borxhit publik i matur ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto arriti në 54,02%, nga 54,21% që ishte në fund të vitit 2024.
Sot shënohet 103-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi shpërndau sot mandatet midis subjekteve zgjedhore për qarqet Fier, Elbasan dhe Durrës për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.
Të gjithë maturantët, të cilët duan të vijojnë studimet e larta në universitete, do të kenë mundësi nga nesër (29 korrik) deri më datë 3 gusht që të aplikojnë për programet që dëshirojnë të ndjekin përmes portalit “U-Albania”.
Shqipëria ka përmbyllur me sukses ciklin e raportimeve me Komisionin Evropian për kapitujt 23 dhe 24.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri me dije sot se Forcat e Armatosura, strukturat e AKMC-së dhe të emergjencave civile vendore vijojnë të jenë në terren dhe me operacione nga ajri për përballimin e vatrave aktive.









