
Category: 24/7
Platforma e-Albania vë në dispozicion një shërbim të ri elektronik, i cili u mundëson studentëve dhe ish-studentëve të informohen dhe të verifikojnë online, në kohë reale, numrin e tyre të matrikullimit. Ky numër unik është i domosdoshëm për një sërë procesesh administrative dhe akademike.
Administrata Tatimore publikoi sot listën e pagave indikative për profesionet në sektorin e ndërtimit dhe u bëri apel tatimpaguesve të deklarojnë saktë pagat reale të punonjësve, për të shmangur masat administrative dhe kontrollet e mëvonshme.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se ky angazhim i marrë ndaj pensionistëve po realizohet sipas premtimit.
Në Impiantin e Përpunimit të Mbetjeve në Tiranë puna vijon pa asnjë ndalesë, ku kryhen të gjitha hallkat e menaxhimit modern të mbetjeve.
Bashkia Shkodër ka finalizuar planin e lëvizshmërisë së qëndrueshme urbane, një dokument strategjik që synon transformimin e mënyrës së lëvizjes në qytet dhe reduktimin e trafikut të pakontrolluar.
Festa Kombëtare e Pavarësisë së Shqipërisë u kremtua në zemër të Ukrainës, në një moment simbolik ku vlerat e lirisë dhe dinjitetit njerëzor marrin kuptim të veçantë.
Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë zbriti në 16% në fund të tremujorit të tretë të këtij viti, një përmirësim i ndjeshëm krahasuar me 45% në vitin 2013 dhe 16,8% në të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Të pranishëm në këtë aksion të bashkisë Gramsh, për të ripërtërirë sipërfaqet e gjerbëruara ishin ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe kryetari i bashkisë së Gramshit, Besian Ajazi.
Shqipëria mirëpriti pak ditë më parë Samitin për Planin e Rritjes “Rruga jonë drejt BE-së”, që mblodhi në një tryezë të vetme krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Komisioneren për Zgjerimin e Bashkimit Europian Marta Kos, përfaqësues të lartë të Komisionit Europian dhe institucioneve rajonale.
Kryeministri Edi Rama, në nisje të podkastit “Flasim”, u ndal te zhvillimet kryesore të javës, ku veçoi çështjen e pezullimit nga detyra me vendim gjykate të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.









