
Category: 24/7
Rreth 200 shtetas shqiptarë rezultojnë rezidentë në Katar dhe asnjë prej tyre nuk është plagosur nga sulmet e fundit me raketa, bëri të ditur i dërguari me punë i Shqipërisë në Doha, Ermal Kaleci.
kushtet e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një komunikim me ambasadorët e Republikës së Shqipërisë për të gjithë angazhimin e rrjetit diplomatik shqiptar për garantimin e sigurisë së shtetasve shqiptarë në vendet e prekura.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla u vlerësua sot në Romë me Çmimin Ndërkombëtar të Venecias “Luani i Artë”, i akorduar nga Komiteti “Leone d’Oro” i Venecias, në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e Senatit të Republikës Italiane.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato zhvilloi një takim me deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri të Partisë Mundësia.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, mori pjesë në ceremoninë e 5-vjetorit të krijimit të Regjimentit të Operacioneve Speciale, duke vlerësuar rolin e këtij formacioni elitë në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.
Ministria e Financave zhvilloi sot ankandin e obligacioneve 20-vjeçare, ku interesi i investitorëve rezultoi dukshëm mbi shumën e shpallur.
Tashmë drejt Stambollit ka tre shoqëri që ofrojnë fluturime, Turkish Airlines, Ajet, degë e Turkish dhe Pegasus.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi po zhvillon vizitë zyrtare në Kosovë ku është pritur nga krerët e lartë të shtetit.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të parodistit të njohur nga Vlora, Mane Lumani, i cili ndërroi jetë dje në moshën në moshën 79-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë me të cilën ishte përballur prej kohësh.
Ambasadorja e Shqipërisë në Tel Aviv, Meri Kumbe informoi sot mbi situatën në 48 orët e fundit në Izrael, ndërsa konfirmoi se “asnjë shqiptar nuk është i prekur, por ndodhen të sigurt, të strehuar në vendstrehime”.









