Agjencia Telegrafike Shqiptare Idrizi garon për Liberal-Demokratët në Mbretërinë e Bashkuar, Balla: Komuniteti shqiptar ta mbështesë me votë

Linda Idrizi garon për Liberal-Demokratët në zgjedhjet vendore të 7 majit në Mbretërinë e Bashkuar.


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëherësh drejtues politik i PS-së për Diasporën mbështeti kandidaten shqiptare Linda Idrizi, e cila garon për Liberal-Demokratët në zgjedhjet vendore të 7 majit në Mbretërinë e Bashkuar.

Idrizi kandidon për këshillin vendor të East Surrey, në zonën Cobham dhe Oxshott South.

Përmes një mesazhi në rrjete sociale, Balla e cilësoi atë si një vajzë të suksesshme shqiptare në Britaninë e Madhe dhe i bëri thirrje komunitetit shqiptar në atë zonë që ta mbështesë me votë.

“Shumë krenar për shqiptarët e diasporës”, u shpreh Balla, duke e falënderuar gjithashtu Idrizin për angazhimin e saj publik.

Ai ftoi shqiptarët e diasporës të marrin pjesë edhe në Samitin e Diasporës, që do të zhvillohet më 14-15 prill.

Marrë nga ATSH

Rama në Himarë: Çfarë nuk na vret na bën më të fortë

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Himarë: Çfarë nuk na vret na bën më të fortë

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku…