Alberti: Të kalojmë nga narrativa tek projekti i Korridorit VIII

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Marco Alberti mori pjesë në ministerialin e Korridorit VIII, të zhvilluar sot në Tiranë nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.


Ambasadori i Italisë në Tiranë, Marco Alberti mori pjesë në ministerialin e Korridorit VIII, të zhvilluar sot në Tiranë nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në fjalën e tij, Alberti tha se Italia ka qenë origjina e lançimit të Korridorit të VIII 8, por sië u shpreh ai, “tani është koha të kalojmë nga narrativa tek projekti”.

“Ne kemi folur dhe treguar kaq shumë për këtë korridor duke menduar se vetëm duke treguar për të ndodh, por tani është koha të lëvizim shpejt dhe të kalojmë nga ideja në ekzekutim”, theksoi Alberti.

Ambasadori italian u shpreh se “duhet të lëvizim që korridori VIII të jetë përgjigja e tre gabimeve bazë që ne kemi bërë ose nevojave që ne kemi”.

“E para është nevoja për projektet e përshtatura. Ne nuk kemi nevojë thjesht për projekte që ndodhin në korridorin VIII. Ne duhet të kemi projekte të përshtatura sepse është projekt i përgjithshëm për infrastrukturën por ne na duhen projekte specifike të veçanta për këtë rajon të veçantë. Jemi duke pasur parasysh një përballje mes dy shtyllave botërore”, nënvizoi Alberti.

Sipas tij, ky projekt duhet të jetë specifik dhe i financuar mirë.

“Kur flasim për projektet ne flasim për bankat. Gabimi i dytë që ne kemi bërë është që ne nuk kemi menduar për sinkronizmin. Ne duhet të sinkronizojmë jo vetëm politikat, por edhe industrinë. Asnjë korridor qoftë ky edhe Korridori VIII nuk mund të funksionojë pa një përfshirje të fuqishme ekonomike, por edhe pa një vullnet të mirë politik”, tha Alberti.

Ambasadori italian vuri në dukje se “pika e tretë është se ndoshta do të ketë një nevojë të re për të krijuar siguri përmes Korridorit VIII përtej sigurisë aktuale fizike. Në fakt duhet të flasim për një koncept më të gjerë të sigurisë përmes sinkronizimit dhe bashkëpunimit me sektorin publik dhe privat dhe ekzekutimit të shpejtë të detyrave”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…