Rama uron besimtarët për muajin e shenjtë të Ramazanit: Agjërim të lehtë e të pranuar

Kryeministri Edi Rama uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për Muajin e Shenjtë të Ramazanit


Kryeministri Edi Rama uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

“Gëzuar Ramazanin! Agjërim të lehtë dhe të pranuar”, uroi Kryeministri Rama besimtarët myslimanë, të cilët nisin nesër agjërimin që zgjat për 30 ditë.

Të gjithë myslimanët anembanë botës nisin nesër muajin e bekuar të Ramazanit me agjërimin, një nga shtyllat dhe detyrat madhore të besimit Islam.

Në thelb të agjërimit qëndron fakti se ai është urdhër i Zotit dhe një prej pesë kushteve themelore të Islamit, por bashkë me këtë, ai ngërthen brenda vetes një numër të madh urtësish dhe dobish për anën shpirtërore, fizike, psikologjike, sociale për individin dhe shoqërinë.

Fillimi i muajit të agjërimit përcaktohet në bazë të lëvizjes së hënës, e cila, për të gjithë myslimanët në çdo cep të botës, përcjell një drejtësi apo një harmonizim për ta kryer sa më të plotë këtë muaj të begatë.

Ramazani është muaji ku besimtarët myslimanë ndërpresin ushqimin, pijen e jo vetëm, duke filluar që nga nisja e agimit deri në perëndim të diellit (nga syfyri deri në iftar). Është një muaj i vlerave të larta njerëzore, morale e sociale, muaji i solidaritetit dhe bashkëpunimit, muaj që i dedikohet më shumë adhurimit dhe këndimit të Kuranit; muaji i sadakasë dhe i punëve të mira, muaji i mëshirës, virtytit dhe dhembshurisë.

Përveç vlerave shpirtërore e morale, agjërimi, ka gjithashtu edhe një vlerë shoqërore shumë të madhe, atë të bashkimit të njerëzve mes tyre dhe kontributit për ata që kanë nevojë.

Burimi ATSH

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…