
KO:SH Film Fest sjell në Korçë 100 filma të shkurtër nga 40 vende të botës
Korça bëhet sot pikëtakimi i kinemasë ndërkombëtare me nisjen e edicionit të 13-të të KO:SH Film Fest.

Korça bëhet sot pikëtakimi i kinemasë ndërkombëtare me nisjen e edicionit të 13-të të KO:SH Film Fest.
Përgjatë gjashtë ditëve, festivali do të prezantojë 100 filma të shkurtër nga 40 vende të botës. Filmat do të shfaqen në Kinema Majestik dhe në Galerinë e Arteve Digjitale (GAD) duke e kthyer qytetin në një hapësirë takimi për artin, historitë dhe përjetimet që përcjell kinemaja.
Festivali çelet sot, më 26 tetor, në orën 18:30, në Kinema Majestik, me filmin “DUA”, me regji të Blerta Bashollit.

Nën moton “WHAT WE IGNORE, REMAINS” (Ajo që shpërfillim, mbetet), edicioni i këtij viti synon të sjellë në vëmendje histori që nxisin reflektim dhe ftojnë publikun të shohë përtej çështjeve që shpesh mbeten në heshtje.
Një hapësirë e veçantë në program i kushtohet edhe fëmijëve, me shfaqje të planifikuara më 28, 29 dhe 30 tetor.
Përgjatë gjashtë ditëve, KO:SH Film Fest pritet të sjellë në Korçë një atmosferë të veçantë kinematografike, duke bashkuar kultura, perspektiva dhe rrëfime të ndryshme përmes fuqisë së filmit.
Burimi ATSH


















