Modernizim i kuadrit ligjor për funksionimin e shoqërive tregtare

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, prezantoi sot në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9901, datë 14.4.2008, ‘Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare’”.


Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, prezantoi sot në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9901, datë 14.4.2008, ‘Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare’”.

Gjatë prezantimit, Musabelliu theksoi se nisma synon modernizimin e kuadrit ligjor për funksionimin e shoqërive tregtare, forcimin e transparencës dhe qeverisjes korporative, si dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe të parashikueshëm për bizneset dhe investitorët.

Ai u shpreh se, projektligji është pjesë e procesit të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian, në kuadër të Kapitullit 6 “E drejta e shoqërive tregtare”, duke reflektuar kërkesat e direktivave evropiane për aspekte të ndryshme të funksionimit të shoqërive dhe të drejtave të aksionarëve.

Një nga ndryshimet kryesore lidhet me forcimin e transparencës dhe qeverisjes korporative, përmes parashikimit të rregullave më të detajuara për transaksionet me palët e lidhura, konfliktin e interesit, transparencën e vendimmarrjes dhe mbrojtjen e interesave të aksionarëve minoritarë.

Projektligji parashikon gjithashtu rregulla të reja për identifikimin e aksionarëve, komunikimin ndërmjet shoqërive dhe aksionarëve, publikimin e informacionit, ushtrimin e së drejtës së votës dhe raportimin për shpërblimet e administratorëve dhe anëtarëve të organeve mbikëqyrëse.

Sipas Musabelliut, këto masa synojnë të rrisin pjesëmarrjen e aksionarëve në vendimmarrje, të përmirësojnë kontrollin mbi drejtimin e shoqërive dhe të parandalojnë abuzimet.

Një tjetër element i rëndësishëm është forcimi i mbrojtjes së aksionarëve, veçanërisht atyre të pakicës, si dhe rritja e integritetit në drejtimin e shoqërive tregtare. Në këtë drejtim, projektligji parashikon kritere më të qarta për kualifikimin e administratorëve dhe anëtarëve të organeve drejtuese, me synimin që këto funksione të mos ushtrohen nga persona që nuk përmbushin kriteret ligjore.

Nisma synon edhe forcimin e mbrojtjes së kapitalit të shoqërive dhe të kreditorëve, përmes përmirësimit të rregullave për shpërndarjen e fitimeve, administrimin e aksioneve të veta dhe operacionet e bashkimit të shoqërive.

Musabelliu u ndal edhe te lehtësimi i veprimtarisë ndërkufitare të shoqërive tregtare, duke theksuar se projektligji qartëson rregullat për regjistrimin e degëve të shoqërive të huaja dhe synon harmonizimin e funksionimit të tyre me standardet e Bashkimit Evropian.

Sa u përket përfitimeve për bizneset, zëvendësministri vlerësoi se ndryshimet do të sjellin rregulla më të qarta për organizimin, administrimin dhe funksionimin e shoqërive tregtare, duke rritur sigurinë juridike për aksionarët dhe investitorët, si dhe besimin në qeverisjen korporative.

Ai theksoi se kjo nismë përbën një tjetër hap në procesin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë evropian dhe në përmbushjen e piketave të Kapitullit 6 të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

/Marrë nga ATSH

Balla: Ligji “Për tubimet” kalon me Akt Normativ, instrumente të reja kundër dhunës

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla bëri të ditur sot se ndryshimet në ligjin “Për tubimet” do…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Balla: Ligji “Për tubimet” kalon me Akt Normativ, instrumente të reja kundër dhunës

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla bëri të ditur sot se ndryshimet në ligjin “Për tubimet” do…