Rama: Shpenzimet dhe avioni mjekësor drejt Italisë për djalin e lënduar në sy u mundësuan nga shteti

Kryeministri Edi Rama tha sot se ashti sikundër kishte informuar edhe më parë, iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor të djalit të lënduar në protestë në Itali nuk e kanë marrë “persona” po e ka marrë ai personalisht.

Duke iu përgjigjur një postimi të motrës së 28-vjeçarit nga Elbasani dhe ripostimeve nga persona politikë e jopolitikë, Rama saktësoi se edhe vajtja e tij në Romë me avion mjekësor, si edhe mbulimi i shpenzimeve janë mundësuar pikërisht nga shteti dhe nga askush tjetër.

“Motra e djalit nga Elbasani paska postuar tekstin bashkëngjitur, prandaj me shumë keqardhje më duhet t’i rikthehem kësaj teme për këdo që e lexon, shpërndan apo publikon postimin e saj”, nisi reagimin kryeministri.

Rama shtoi se i ka ka uruar të shkuara djalit nga Elbasani përpara se sa të nisej për kurim në Itali.

“I kam uruar të shkuara përpara se sa të nisej bashkë me të vëllanë nga salla VIP e aeroportit, prej ku nisem për jashtë edhe unë vetë, Presidenti i Republikës apo Kryetari i Kuvendit”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se nuk e ka bërë për protagonizëm.

“Aspak për protagonizëm, sepse protagonizmin këto ditë e kanë të gjithin dhunuesit dhe nxitësit e tyre, po për humanizëm, sepse kur pushon marrëzia e gurëve e molotovëve, edhe dhunuesit e lënduar janë qytetarë të këtij vendi që duhen ndihmuar, mjekuar, shëruar”, tha Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shpenzimet dhe avioni mjekësor drejt Italisë për djalin e lënduar në sy u mundësuan nga shteti

Kryeministri Edi Rama tha sot se ashti sikundër kishte informuar edhe më parë, iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor të…

Global 360

Vuçiç pranon humbjen e zgjedhjeve, studentët pritet të sigurojnë 135-140 mandate

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi, në një transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin RTS, se partia e tij “Serbia e Bashkuar”…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia