
Malaj: Inflacioni në Shqipëri 2,9% në shtator, nën mesataren e BE-së
Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi se Shqipëria regjistroi një normë inflacioni prej 2,9% në shtator, më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian.

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi se Shqipëria regjistroi një normë inflacioni prej 2,9% në shtator, më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian.
Në një postim në rrjetet sociale, Malaj theksoi se ky tregues pasqyron qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare dhe masat e ndërmarra për të përballuar presionet e çmimeve.
Ministri Malaj bëri të ditur se, për monitorimin e tregut të karburanteve, është rikthyer Bordi i Transparencës, ndërsa një tjetër mekanizëm në dispozicion është ulja e akcizës, me synim zbutjen e ndikimit të rritjes së çmimeve.
Malaj u ndal edhe te Pasqyra e Çmimeve, si një instrument për rritjen e transparencës dhe për t’u mundësuar qytetarëve krahasimin e çmimeve të produkteve të përditshme.
Sipas Malajt, objektivi është ruajtja e qëndrueshmërisë së çmimeve dhe mbështetja e fuqisë blerëse të familjeve shqiptare.
/Burimi ATSH


















