Projektligji për mbrojtjen e konsumatorit, Musabelliu: Përafrim me 15 akte të BE-së, përfshin edhe tregtinë online

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, prezantoi sot në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme projektligjin “Për mbrojtjen e konsumatorit”


Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, prezantoi sot në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme projektligjin “Për mbrojtjen e konsumatorit”, i cili synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me 15 akte të Bashkimit Evropian, përfshirë 14 direktiva dhe një rregullore.

Gjatë prezantimit, Musabelliu theksoi se projektligji reflekton zhvillimet më të rëndësishme në të drejtën evropiane të konsumatorit, duke adresuar sfidat që lidhen me digjitalizimin, tregtinë online dhe rritjen e kërkesave për produkte dhe shërbime të qëndrueshme.

Sipas tij, kuadri i ri ligjor synon të forcojë pozicionin e konsumatorit në treg, përmes rritjes së transparencës në praktikat tregtare, ndalimit të kushteve të padrejta kontraktore dhe garantimit të informacionit të qartë për çmimet, karakteristikat e produkteve dhe kushtet e kontratave.

Një ndër risitë kryesore të projektligjit është mbrojtja e konsumatorëve në tregun digjital. Drafti parashikon rregulla për transaksionet online, transparencë në funksionimin e platformave digjitale dhe ndalimin e praktikave të padrejta në këtë treg.

Musabelliu nënvizoi rëndësinë e transparencës në renditjen e produkteve në platformat online dhe motorët e kërkimit, në mënyrë që konsumatorët të informohen për kriteret mbi të cilat renditen rezultatet, përfshirë rastet kur një produkt promovohet përmes marrëveshjeve tregtare ose pagesave.

Projektligji parashikon gjithashtu mundësinë që autoritetet kompetente të ndërhyjnë për fshirjen e përmbajtjeve të paligjshme ose bllokimin e ndërfaqeve online, kur konstatohet rrezik për interesat e konsumatorëve apo kur informacioni i dhënë nga tregtarët është mashtrues.

Një tjetër element i rëndësishëm lidhet me promovimin e konsumit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen nga pretendimet e pabazuara mjedisore. Sipas Musabelliut, tregtarët dhe prodhuesit duhet të verifikojnë pretendimet se një produkt është miqësor me mjedisin, në mënyrë që përdorimi i etiketave dhe logove përkatëse të mos shërbejë për të mashtruar blerësit.

Në fjalën e tij, zëvendësministri u ndal edhe te forcimi i mbrojtjes juridike dhe administrative të konsumatorëve, duke theksuar se projektligji synon t’u japë institucioneve shtetërore dhe konsumatorëve mjete ligjore më efikase për të parandaluar dhe adresuar abuzimet në treg.

Ndër risitë e tjera të përmendura është njohja e së drejtës për riparimin e mallrave edhe jashtë periudhës së garancisë ligjore, me synimin që riparimet të ofrohen me çmime të arsyeshme për konsumatorët.

Musabelliu përmendi gjithashtu ndalimin e tregtimit të produkteve me cilësi të dyfishtë, në rastet kur një produkt paraqitet si identik me një produkt të tregtuar në një shtet të Bashkimit Evropian, por ka dallime në përbërje ose karakteristika.

Burimi ATSH

Nënshkruhet kontrata për mbikëqyrjen e punimeve për Urën e Vjosës

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli dhe drejtori i IRD Engineering S.r.l. nënshkruan sot kontratën për rishikimin…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nënshkruhet kontrata për mbikëqyrjen e punimeve për Urën e Vjosës

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli dhe drejtori i IRD Engineering S.r.l. nënshkruan sot kontratën për rishikimin…