Begaj uron kryeministrin Kurti: Ju sigurojmë për vijimin e mbështetjes vëllazërore

Presidenti Bajram Begaj uroi qeverinë e Republikës së Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti për nisjen e mandatit të ri qeverisës.


Presidenti Bajram Begaj uroi qeverinë e Republikës së Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti për nisjen e mandatit të ri qeverisës.

Në mesazhin e tij, kreu i shtetit i uroi suksese në drejtimin e qeverisë drejt progresit, zhvillimit dhe begatisë së popullit të Kosovës.

Presidenti Begaj shprehu bindjen se përkushtimi dhe bashkëpunimi në dobi të shtetit dhe qytetarëve do të udhëheqin klasën politike të Kosovës në përballimin e sfidave që e presin vendin.

Ai gjithashtu siguroi për vijimin e mbështetjes vëllazërore për Qeverinë e Kosovës dhe qytetarët e saj.

”Shpreh bindjen se përkushtimi dhe bashkëpunimi në dobi të shtetit dhe qytetarëve do të udhëheqin të gjithë klasën politike të Kosovës në përballimin e sfidave që janë përpara. Ju sigurojmë për vijimin e mbështetjes vëllazërore për qeverinë tuaj dhe bashkëkombasit tanë”, thuhet në mesazhin e Presidentit.

Kuvendi i Kosovës miratoi dje me 66 vota për, 49 kundër dhe asnjë abstenim qeverinë Kurti III.

Burimi ATSH

Gonxhja: Vyshyvanka ukrainase dhe Xhubleta shqiptare, ura që lidhin kulturat e dy popujve

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se Vyshyvanka ukrainase dhe Xhubleta shqiptare përfaqësojnë jo vetëm mjeshtëri artizanale,…

Global 360

Bordi i Paqes: Hamasi pengesa kryesore për armëpushimin në Gaza

Hamasi është pengesa kryesore për kalimin në fazën e dytë të armëpushimit në Gaza, thuhet në raportin e parë të…

Diplovista

”Corriere della Sera”: Sfida e kryeministrit Rama për ta çuar verën shqiptare në çdo cep të botës

Kampion basketbolli, skulptor, profesor në Akademinë e Arteve të Bukura. Dhe tani edhe një entuziast i verës. Edi Rama, kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Vyshyvanka ukrainase dhe Xhubleta shqiptare, ura që lidhin kulturat e dy popujve

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se Vyshyvanka ukrainase dhe Xhubleta shqiptare përfaqësojnë jo vetëm mjeshtëri artizanale,…