Automjete dhuratë nga Holanda për shërbimet e Policisë Kufitare

Ministria e Drejtësisë dhe e Sigurisë e Mbretërisë së Holandës dhuroi automjete në funksion të përmbushjes sa më efikase nga shërbimet e Policisë Kufitare të detyrave komplekse që rrjedhin nga evoluimi i krimeve ndërkombëtare.


Ministria e Drejtësisë dhe e Sigurisë e Mbretërisë së Holandës dhuroi automjete në funksion të përmbushjes sa më efikase nga shërbimet e Policisë Kufitare të detyrave komplekse që rrjedhin nga evoluimi i krimeve ndërkombëtare.

Donacioni, dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese holandeze, u dorëzua nga e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Tiranë, Asli Cetinel, dhe nga drejtori i Përgjithshëm i Transportit dhe Shërbimeve në Ministrinë e Sigurisë dhe Drejtësisë.

Gjatë ceremonisë, drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin u shpreh se goditja e migracionit të paligjshëm është prioritet i strukturave të Policisë, pasi ky fenomen përbën jo vetëm një ngarkesë për sistemet sociale të shteteve ku është i pranishëm, por edhe një shqetësim real për sigurinë e komunitetit.

Gjithashtu, Muçaj u shpreh se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë ka qenë jetik për forcimin e kapaciteteve kundër kësaj veprimtarie kriminale. Më tej, gjatë fjalës së tij, ai theksoi se donacioni i sotëm, përveçse forcon kapacitetet e Policisë Kufitare me automjete me elemente sigurie, mbi të gjitha është shprehje e bashkëpunimit dhe besimit reciprok.

Ndërkaq, e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Tiranë theksoi se migracioni përbën një nga sfidat më të mëdha të kohës, për luftimin e të cilit kërkohen institucione të forta dhe bashkëpunim i ngushtë ndërkombëtar.

Gjithashtu, Cetinel theksoi se bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Holandës përfaqëson një shembull konkret të partneritetit dhe përgjegjësisë së përbashkët në adresimin e migracionit të parregullt dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Më tej, ajo vlerësoi se përmes bashkëpunimit policor, shkëmbimit të informacionit dhe veprimeve të përbashkëta operacionale, është arritur përparim domethënës në forcimin e sigurisë dhe menaxhimin e kufijve.

Dy automjetet e dhuruara do të vihen në funksion të punës së Qendrës së Mbyllur për të Huajt, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Reforma jonë në drejtësi e ngriti luftën ndaj korrupsionit në nivele që as nuk imagjinoheshin

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste komentoi sot disa prej kërkesave të qytetarëve në protestë, ndërsa u shpreh…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Reforma jonë në drejtësi e ngriti luftën ndaj korrupsionit në nivele që as nuk imagjinoheshin

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste komentoi sot disa prej kërkesave të qytetarëve në protestë, ndërsa u shpreh…