Malaj: Bujqësia sektor prioritar, subvencione direkte fermerëve dhe rimbursim të TVSH-së

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se në muajin shtator do të nisë projekti IPARD 3 ku janë edhe 118 milionë euro të tjera për sektorin e bujqësisë


Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se në muajin shtator do të nisë projekti IPARD 3 ku janë edhe 118 milionë euro të tjera për sektorin e bujqësisë.

Në fjalën e tij në takimin me fermerët në Divjakë për Skemën Kombëtare 2026, ku është i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Malaj tha se bujqësia konsiderohet nga Qeveria si sektor prioritar.

“Shifrat tregojnë realitetin dhe seriozitetin që ka kjo qeveri në lidhje me sektorin e bujqësisë. Në vitin 2013 kur morëm drejtimin e këtij vendi kemi marrë një bujqësi me buxhet 34 milionë euro, e kemi mbyllur 2025 me një buxhet 162 milionë euro, pesëfishi i asaj që morëm. Kemi marrë një bujqësi, e cila i kishte eksportet rreth 120 milionë euro, e cila sot në terma eksporti është mbi 500 milionë euro”, theksoi Malaj.

Malaj vuri në dukje se “kemi marrë një bujqësi që kishte në sipërfaqe serrash 700 ha ndërsa sot janë trefishuar sipërfaqet e serrave mbi 2200 ha. Kemi marrë një bujqësi ku toka e ujitur ishte 120 mijë ha dhe këtë vit do shkojmë në 300 mijë ha nga 360 mijë ha që është sipërfaqja e tokës së ujit në territor”.

Në këtë mandat, vijoi Malaj, qeveria është e angazhuar që të ndërtojë një model, i cili synon të mbështesë drejtpërdrejt fermerët.

“Ky është një model që është i ngritur në 4 komponentë kryesorë.

Ai renditi skemën e granteve ku për 2026 janë parashikuar 20 milionë euro, skemën e subvencioneve direkte për fermerët që është 31 milionë euro e buxhetuar për 2026 si dhe garancinë sovrane dhe rimbursimin e TVSH-së.

“Kemi të hapur garancinë sovrane që iu mundëson të gjithë fermerëve kredi të buta me normë interesi 2% dhe me garanci nga shteti për rreth 70% të vlerës së kredisë. Janë 30 milionë euro për vitin 2026. Ajo që është më e rëndësishme është kompensimi i TVSH për të gjithë fermerët, për çdo produkt që keni filluar të shisni nga data 1 janar 2026 e në vazhdim. Duhet të mblidhni faturat për produktet që çoni tek grumbulluesit dy herë në vit më 30 qershor dhe në 1 janar do të çoni faturat pranë autoriteteve tatimore dhe do të kompensoheni me 10% të vlerës së faturave”, theksoi Malaj.

“Nga ana tjetër jemi besimplotë dhe shpresëplotë që në shtator do të hapet edhe IPARD3 dhe janë 118 milionë euro të tjera për sektorin e bujqësisë”, tha Malaj.

Ministri Malaj u shpreh se “bujqësia ka nevojë për më shumë dhe jemi në rrugën e duhur për ta çuar atë në nivel tjetër dhe për ta pasur konkurruese në tregjet europiane”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Trefishim i aplikimeve për startup-e, qeveria mbështetje financiare

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zhvillimi i teknologjisë dhe mbështetja nga Qeveria për të rinjtë që kanë ide zhvillimi…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Trefishim i aplikimeve për startup-e, qeveria mbështetje financiare

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zhvillimi i teknologjisë dhe mbështetja nga Qeveria për të rinjtë që kanë ide zhvillimi…