200 të rinj në edicionin e tretë të RoboTech

Në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) u çel edicioni i tretë i konkursit RoboTech.


Në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) u çel edicioni i tretë i konkursit RoboTech.

Më shumë se 500 nxënës nga e gjithë Shqipëria treguan interes duke aplikuar në këtë edicion të tretë. Prej tyre u përzgjodhën 200 nxënës, të organizuar në 26 grupe nga: Tirana, Durrësi, Shkodra, Elbasani, Fieri, Berati, Korça, Vlora dhe Gjirokastra.

RoboTech 2026 i organizuar nga COD në bashkëpunim me Universitetin Metropolitan të Tiranës do të vijojë të shërbejë si një përvojë frymëzuese për të rinjtë, përmes teknologjisë, robotikës dhe inteligjencës artificiale, duke i nxitur ata të zhvillojnë zgjidhje konkrete dhe inovative, që kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë.

Në çeljen e edicionit të tretë ishin të pranishëm Arjan Ymeraj, Drejtor i Startup Albania, si dhe Evis Plaku e Gledi Tace, pjesë e ekipit koordinues të RoboTech III.

Gjatë aktivitetit u shfaqën për të pranishmit, momente nga edicioni i kaluar i RoboTech-ut.

Marrë nga ATSH

Rama publikon foto nga takimi me presidentin Trump

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foton ku bashkë me bashkëshorten Linda Rama u takua me presidentin e SHBA-së Donald Trump…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama publikon foto nga takimi me presidentin Trump

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foton ku bashkë me bashkëshorten Linda Rama u takua me presidentin e SHBA-së Donald Trump…