VanHorn: Do të ndjekim prioritetet e Trump në Shqipëri, forcim të SPAK dhe BKH-së

E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, mori sot pjesë në përfundimin e trajnimit nga FBI të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) për Mbikëqyrjen e Analizës së Celularëve.


E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, mori sot pjesë në përfundimin e trajnimit nga FBI të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) për Mbikëqyrjen e Analizës së Celularëve.

Gjatë fjalës së saj, Vanhorn theksoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve janë përparësi kryesore për SHBA-në.

E ngarkuara me punë e ShBA në Tiranë, foli në takimin ku ishin të pranishëm rektori i Akademisë së Sigurisë, Ilirian Mandro, Kryeprokurori i Posaçëm Klodjan Braho, drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta si dhe ekspertë të FBI-së Brendan Collins dhe Kala, Joe Danneff nga ekipi i FBI-së për Mbikëqyrjen e Analizës së Celularëve.

“Kushdo që ndjek Ambasadën e Shteteve të Bashkuara këtu në Shqipëri e di se lufta e krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve janë përparësi kryesore për ne. Dhe kur Presidenti Trump bëri thirrje për eliminimin e plotë të krimit të organizuar ndërkombëtar, ai nënvizoi se këta kriminelë përdorin sjellje “të ndërlikuara të përshtatjes”, duke krijuar kërcënime të pazakonta dhe në zhvillim për sigurinë tonë kombëtare”, tha VanHorn.

VanHorn theksoi se ShBA ndjek më këmbëngulje prioritetet e presidentit Trump në Shqipëri për forcimin e institucioneve që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve si SPAK, BKH dhe Akademia e Sigurisë.

“Dhe siç tha Sekretari Rubio, organizatat ndërkombëtare kriminale dhe terroriste, veçanërisht ato të angazhuara në trafikimin e narkotikëve, janë kërcënimi më i madh për sigurinë e Shteteve të Bashkuara në Hemisferën Perëndimore, ku këto grupe po destabilizojnë shtet-kombet dhe po i çojnë në emigrim masiv. Ne do të ndjekim me këmbëngulje prioritetet e Presidentit Trump në Shqipëri, duke forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve si SPAK, BKH dhe Akademia e Sigurisë. Rrjetet kriminale, përfshirë grupet shqiptare që bashkëpunojnë me kartelet e Amerikës Latine të përmendura nga Sekretari Rubio, përbëjnë kërcënime të konsiderueshme për sigurinë dhe përparimin ekonomik të Shqipërisë përmes aktiviteteve si trafiku i drogës dhe pastrimi i parave. Sikurse e keni parë përmes këtij kursi, këto krime po mundësohen nga teknologjitë moderne”, theksoi VanHorn.

Përmes këtij trajnimi, shtoi e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, “tani keni mjete të reja hetimore dhe aftësi analitike për të shfrytëzuar të dhënat celulare në hetimet penale. Kjo përmirëson hetimet tuaja, duke siguruar gjithashtu respektimin e standardeve më të larta ligjore dhe etike”.

“Dhe ju tani keni pajisje dhe aftësi të reja për hetime të përmirësuara që do të çojnë në më shumë ndjekje penale dhe dënime më të forta të pjesëtarëve të krimit të organizuar”, përfundoi VanHorn.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Bota ka nevojë për marrëdhënie ekonomiko-tregtare Kinë-SHBA me leverdi reciproke

Historia ka vërtetuar vazhdimisht se bashkëpunimi u sjell dobi të dyja palëve, ndërsa konflikti i dëmton të dyja.

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bota ka nevojë për marrëdhënie ekonomiko-tregtare Kinë-SHBA me leverdi reciproke

Historia ka vërtetuar vazhdimisht se bashkëpunimi u sjell dobi të dyja palëve, ndërsa konflikti i dëmton të dyja.