Rritje historike e ndërhyrjeve në mbrojtje të trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, duke u uruar shqiptarëve Vitin e Ri renditi edhe arritjet e tij sa i takon vitit 2025, ku janë regjistruar rritje historike në ndërhyrjet në mbrojtje të trashegimisë kulturore.


Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, duke u uruar shqiptarëve Vitin e Ri renditi edhe arritjet e tij sa i takon vitit 2025, ku janë regjistruar rritje historike në ndërhyrjet në mbrojtje të trashegimisë kulturore.

Viti 2025 pati 309 % më shumë projekte në restaurim dhe konservim se sa viti 2024; 363 % më shumë investime në objekte pasuri kulturore krahasuar me 2024; 223 % më shumë monitorime dhe inspektime në site arkeologjike krahasuar me 2024.

Gjatë vitit 2025 u shpallën 5 Qendra Historike dhe Ansamble Urbane të reja: Lini, Rabdishti, Elbasani, Peshkopia dhe Konispoli. Gjithashtu nisi Programi i Rijetëzimit të Kullave, objekte të shpallura Monumente Kulture, në 4 qarqe: Lezhë, Kukës, Dibër dhe Shkodër. Ky program përfshin restaurimin, rijetëzimit e zhvillimin e sipërmarrjeve si bujtina, qendra kulturore e muzeale.

Ndër restaurimet e kryera nga IKTK-ja mund të përmenden ai i Manastirit të Spilesë, Gjirokastër, Kisha e Shpërfytyrimit në Herbel të Dibrës, Kisha e Shën Mërisë në Bishqethëm të Lushnjës, Banesa e Angonatëve, e Ficove, Ura e Niçës në Pogradec, Sarajet e Myfti Beut në Libohovë, Xhamia e Allajbegisë në Dibër, Termet dhe Nimfeu i Bradasheshit, si dhe u realizuan shumë gërmime arkeologjike, inspektime, trajnime e kërkime shkencore.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri takim më 21 shtator në Tiranë

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri do të zhvillojë më 21 dhe 22 shtator në Tiranë takimin e tij të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri takim më 21 shtator në Tiranë

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri do të zhvillojë më 21 dhe 22 shtator në Tiranë takimin e tij të…