Gonxhja: Në Parkun Arkeologjik të Finiqit, punime të mbikëqyrura nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja nëpërmjet një reagimi publik përgënjeshtroi sot lajmet e qarkulluara mbi praninë e personave të panjohur që po kryejnë gërmime të paligjshme në Parkun Arkeologjik të Finiqit.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja nëpërmjet një reagimi publik përgënjeshtroi sot lajmet e qarkulluara mbi praninë e personave të panjohur që po kryejnë gërmime të paligjshme në Parkun Arkeologjik të Finiqit.

Në reagim thuhet se lajmet nuk janë të vërteta dhe përbëjnë keqinformim mbi një proces tërësisht të ligjshëm restaurimi dhe konsolidimi.

Sipas njoftimit, aktualisht, në Parkun Arkeologjik të Finiqit po zhvillohen punimet e miratuara dhe të mbikëqyrura nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore, si pjesë e projektit “Restaurimi dhe konsolidimi i Murit të Bastionit në Parkun Arkeologjik të Finiqit”, të cilat po kryhen nga subjekti kontraktues “JOGI” sh.p.k., në bazë të vendimit nr. 206, datë 09.04.2021, i rimiratuar me Vendimin nr. 398, datë 25.07.2025, të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale.

“Pas disa vitesh pritje, ky projekt i rëndësishëm po merr më në fund trajtën e zbatimit konkret, duke shënuar një hap të domosdoshëm në ruajtjen dhe valorizimin e një prej monumenteve më përfaqësuese të antikitetit në jug të vendit. Ndërhyrjet synojnë stabilizimin afatgjatë të strukturës, ruajtjen e autenticitetit të murit mbrojtës dhe përmirësimin e sigurisë së vizitorëve, duke i hapur rrugë një përvoje më cilësore kulturore dhe turistike në Finiq”, thuhet në njoftim.

Sipas Gonxhes, punimet përfshijnë lidhen me pastrimin e sipërfaqeve dhe të bimësisë, kryerjen e sondazheve për verifikimin e themeleve, ndërtimin e sistemit të drenazhit, konsolidimin me shufra inoksi, si dhe rivendosjen në pozicion të gurëve ciklopikë të rrëzuar, me peshë 1.8–2.2 ton secili.

“Konsideruar peshën e rëndë të gurëve ciklopikë të rrëzuar, në raste të tilla, përdoren mjete të specializuara ngritëse me kapacitet deri në 4.8 ton, plotësisht në përputhje me normat dhe kriteret e VKM nr. 1099/2020. Pikërisht këto mjete dhe veprimtari janë keqinterpretuar si gërmime të paligjshme, ndërkohë që ato janë pjesë e procesit të dokumentuar të restaurimit”, tha Gonxhja.

Ministri Gonxhja theksoi se deri më tani, projekti ka arritur në 80% të realizimit, duke garantuar stabilitetin afatgjatë të Murit të Bastionit, sigurinë e vizitorëve dhe ruajtjen e një prej monumenteve më të rëndësishëm të kulturës së vendit.

Në fund, Gonxhja nënvizoi se ftohen mediat dhe publiku që të verifikojnë informacionin pranë institucioneve përgjegjëse përpara publikimit, për të shmangur shpërndarjen e lajmeve të pasakta që cenojnë perceptimin publik mbi punën e bërë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Lamallari në Strasburg, takime me zyrtarë të lartë të Këshillit të Evropës

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari gjatë qëndrimit në Strasburg, zhvilloi sot takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës,…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Lamallari në Strasburg, takime me zyrtarë të lartë të Këshillit të Evropës

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari gjatë qëndrimit në Strasburg, zhvilloi sot takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës,…