100-vjetori i themelimit të Urdhrit Mbretëror të Skënderbeut:

I themeluar në vitin 1925 nga Madhëria e Tij Mbreti Zog I, ky urdhër u krijua si një nga dekoratat më të larta të Shtetit Shqiptar, me qëllim vlerësimin e shërbimeve të jashtëzakonshme ndaj kombit dhe për të përjetësuar figurën e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.


Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit Mbretëror të Skënderbeut:

Në përvjetorin e 100-të të themelimit të Urdhrit Mbretëror të Skënderbeut, nderojmë një shekull tradite historike, simbolike dhe dinastike. I themeluar në vitin 1925 nga Madhëria e Tij Mbreti Zog I, ky urdhër u krijua si një nga dekoratat më të larta të Shtetit Shqiptar, me qëllim vlerësimin e shërbimeve të jashtëzakonshme ndaj kombit dhe për të përjetësuar figurën e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Familja Mbretërore Shqiptare shpreh mirënjohjen e saj ndaj Shtetit për krijimin e Kancelarisë së Urdhrave dhe Medaljeve të Republikës, një institucion ku simbolet e monarkisë trajtohen me respekt dhe mund regjistrohen në përputhje me legjislacionin e shtetit, ashtu siç praktikohet në vendet e tjera evropiane, plotësisht në harmoni me urdhrat e Republikes.

Historiku dhe Legjitimiteti Dinastik

Edhe pse monarkia shqiptare u ndërpre në vitin 1939, familja mbretërore nuk e ka hequr kurrë dorë nga përgjegjësitë e saj historike. Sipas parimit të njohur ndërkombëtar “fons honorum”, urdhërat mbretërorë të themeluar nga një sovran legjitim mbeten pjesë e trashëgimisë së dinastisë, pavarësisht ndryshimeve politike në shtet.
Urdhri Mbreteror i Skënderbeut hyn pikërisht në këtë kategori dhe vazhdon të administrohet nga Kreu i Shtëpisë Mbretërore të Zogut.

Legjitimiteti i tij mbështetet në:

1. Aktet dhe prerogativat e Kurorës së vitit 1928, që i njihnin Mbretit Zog I të drejtën për krijimin dhe administrimin e urdhërave mbretërorë;
2. Precedentët evropianë të urdhërave dinastikë;
3. Vazhdueshmërinë e pandërprerë të dinastisë, që sot përfaqësohet nga Lartmadhëria e Tij, Princi i Kurorës Leka II Zogu.

Vlera e Përvjetorit

Shekulli i Urdhrit të Skënderbeut nuk shënon vetëm një datë historike, por ripërtërin misionin e tij: nderimin e atyre që mishërojnë virtytet e guximit, atdhedashurisë dhe shërbimit ndaj kombit. Ky urdhër mbetet një element i rëndësishëm i trashëgimisë sonë kulturore.

(Marrë nga faqja në Facebook e Oborrit Mbretëror)

Lexo më shumë nga

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…