Malaj: 202 mijë përfitues nga fshirja e detyrimeve tatimore e doganore

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se lista e përfituesve nga fshirja e borxhit tatimor dhe doganor përmban 202 mijë tatimpagues.


Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se lista e përfituesve nga fshirja e borxhit tatimor dhe doganor përmban 202 mijë tatimpagues.

Gjatë diskutimit për projektbuxhetin 2026 në seancën plenare të Kuvendit, ministri Malaj iu përgjigj një pyetjeje të deputetes së opozitës, Jorida Tabaku, mbi listën e përfituesve. Ai shpjegoi se për të marrë listën e plotë dhe të ndarë sipas nivelit të borxhit, do të duhej një kërkesë formale nga Kuvendi drejt Ministrisë së Financave, e cila do të mund të bëjë të ditur detyrimet tatimore dhe doganore që fshihen.

Ministri Malaj theksoi se qeveria ka miratuar së fundmi ligjin “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe të detyrimeve të pagueshme në doganë”, i cili synon të lehtësojë barrën financiare të tatimpaguesve dhe të stimulojë rikthimin në aktivitet të subjekteve me borxhe të papaguara.

Sa i takon përfituesve nga paqja fiskale, Malaj sqaroi se ajo nuk diskriminon askënd dhe është një marrëveshje vullnetare për të gjithë tatimpaguesit që hyjnë në marrëveshje me administratën tatimore për të korrigjuar pasqyrat financiare ose për të rishikuar deklaratat e tre viteve të fundit.

Ai theksoi se kjo marrëveshje nuk ofron asnjë siguri juridike apo amnisti për personat që janë nën hetim apo kanë vendim të formës së prerë nga gjykata, duke nënvizuar se këto kategori janë të përjashtuara nga paqja fiskale.

Malaj, komentoi gjatë seancës plenare të Kuvendit pyetjet e deputetëve mbi masat e qeverisë për stabilizimin e kursit të këmbimit valutor, situatën fiskale dhe projektet e rëndësishme të buxhetit.

Sa i takon kursit të këmbimit, ministri Malaj shpjegoi se kemi të bëjmë me një kurs të lirë, i cili përcaktohet nga oferta dhe kërkesa në treg, ndërsa qeveria nuk ndërhyn për ta rregulluar. Ai theksoi se Banka e Shqipërisë është ajo që përcakton politikat monetare dhe ndërhyn për rregullimet e nevojshme. Malaj shtoi se rënia e euros ka efekt pozitiv për qeverinë në uljen e borxhit, por nga ana tjetër reduktimi i të ardhurave fiskale penalizon qeverinë.

Për 9-mujorin e parë të vitit 2025, ministri sqaroi se efektet e humbjes nga kursi i këmbimit janë rreth 7 miliardë lekë (70 milion euro), ndërsa efekti pozitiv për konsumatorin vjen nga ulja e çmimeve të produkteve të importuara.

Malaj gjithashtu theksoi se 1 miliard lekë shkon për bashkitë për menaxhimin e mbetjeve urbane, ndërsa buxheti i shtetit nuk paguan asnjë lek për inceneratorët.

Pyetjes mbi projektin IPARD III, ministri Malaj u shpreh se qeveria ka një plan veprimi dhe po punon për përmbushjen e disa masave, dhe është e besueshme që brenda vitit 2026 do të hapet programi IPARD III.

Lidhur me eksportet, Malaj raportoi se ato janë trefishuar gjatë periudhës 2013-2024, duke u rritur nga 2,8 miliardë euro në 9,1 miliardë euro.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Të ardhurat totale të buxhetit 2026, 823.1 miliardë lekë

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se, të ardhurat buxhetore për vitin 2026 parashikohen në 823,1 miliardë lekë…

Global 360

Kos: Shqipëria, shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos shprehu sot përkushtimin për ta sjellë Shqipërinë në BE ndërsa vendi hapi…

Diplovista

Rama: Nuk kemi nevojë për veto për anëtarësimin në BE, duam të bëhemi më të fortë së bashku

Shtetet e vogla kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian, si Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, duhet të…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Të ardhurat totale të buxhetit 2026, 823.1 miliardë lekë

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se, të ardhurat buxhetore për vitin 2026 parashikohen në 823,1 miliardë lekë…