Paketa Fiskale 2026 pa rritje taksash, kompensim i TVSH për fermerët dhe ulje e barrës tatimore për familjet

Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot Paketën Fiskale për vitin 2026, duke e përshkruar atë jo thjesht si një sërë masash tatimore, por si një instrument zhvillimi ekonomik dhe mbështetje për qytetarët dhe bizneset.


Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot Paketën Fiskale për vitin 2026, duke e përshkruar atë jo thjesht si një sërë masash tatimore, por si një instrument zhvillimi ekonomik dhe mbështetje për qytetarët dhe bizneset.

“Paketën Fiskale 2026 nuk e kemi sjellë për të rritur taksat, por për të krijuar një kuadër fiskal më të thjeshtë, transparent dhe më eficient”, theksoi Malaj.

Ministri shpjegoi se fokus i qartë i kësaj pakete është rritja e produktivitetit, mbështetja e sektorëve prioritarë dhe forcimi i administrimit tatimor, pa dhënë imunitet apo falje për personat nën hetim penal.

Një pjesë qendrore e paketës është ajo që ministri e quajti “Paqja Fiskale”, e ndërtuar mbi dy projektligje kryesore, “Marrëveshja e Paqes Fiskale”, që ofron mundësi për bizneset që duan të rregullojnë detyrimet e tyre tatimore në mënyrë vullnetare, dhe “Falja e detyrimeve tatimore dhe doganore”, që u jep mundësi individëve dhe bizneseve të lirohen nga borxhet e vjetra në përputhje me një sistem të qartë pagese.

Malaj nënvizoi se “Marrëveshja e Paqes Fiskale” do të zbatohet gjatë periudhës 2026-2028 dhe parashikon tatime të reduktuara për fitimet e deklaruara.

Ndërsa projektligji për faljen e detyrimeve përfshin skema të ndryshme për borxhet 0-10 vite, duke përjashtuar qartë subjektet nën hetim.

Një tjetër nismë e rëndësishme sipas ministrit, është mbështetja për bujqësinë, përmes kompensimit të TVSH-së me 10%.

“Fermerët do të përfitojnë më shumë se 1,5 miliardë lekë në vitin 2026, një fond që pritet të rritet mbi 3 miliardë lekë në vitin 2027. Kjo masë do të sigurojë një mbështetje direkte dhe të ndershme për prodhuesit bujqësorë dhe blegtoralë, duke i inkurajuar të dokumentojnë çdo furnizim dhe transaksion”, deklaroi ministri.

Paketa përfshin edhe rivlerësimin e pasurive të paluajtshme jashtë Tiranës, rregullime për tregtinë online, masa për reduktimin e përdorimit të parasë cash dhe për promovimin e transaksioneve elektronike.

“Bizneset do të lejohen të kryejnë me njëri- tjetrin pagesa cash deri në shumën 100,000 lekë. Mbi këtë shumë, çdo pagesë do të duhet të bëhet përmes bankës. Bizneset do të lejohen të shesin për konsumatorët, mallra dhe shërbime me para në dorë, deri në shumën e 500,000 lekëve. Mbi këtë shumë, çdo shitje do të duhet të realizohet sërish nëpërmjet transaksioneve bankare apo në formë elektronike. Vitin e ardhshëm, brenda datës 30 maj 2026, çdo biznes që operon në sektorin e turizmit edhe në atë të transportit, përveç cash-it, do të duhet të garantojë forma alternative të pagesave elektronike, ku përfshihen pajisjet POS, apo forma të tjera elektronike. Ndërkohë ky detyrim duhet të përmbushet nga të gjithë bizneset e tjera, brenda datës 31 dhjetor 2026”, deklaroi Malaj.

Po ashtu Paketa parashikon edhe lehtësi për kërkimin shkencor, sportin dhe kulturën, përfshirë mbështetjen për artistët e huaj që operojnë në vendin tonë.

Një pjesë tjetër e rëndësishme e paketës, nënvizoi ministri, ka të bëjë me familjet shqiptare.

Sipas tij, çdo prind me fëmijë nën 18 vjeç do të ketë të drejtë të zbresë nga Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave (DIVA) 48 mijë lekë për çdo fëmijë, duke ulur ndjeshëm barrën tatimore për familjet.

“Kjo do të thotë se norma efektive e tatimit që paguhet (raporti i tatimit të paguar mbi të ardhurat bruto) ulet ndjeshëm. Sipas llogaritjeve paraprake, efekti financiar i kësaj nisme do të jetë 1.5 miliard[ lekë më shumë në buxhetin e familjeve shqiptare”, deklaroi Malaj.

Me Paketën Fiskale 2026, vijoi Malaj, nuk parashikojmë rritje të taksave, por vendosim baza të reja për të forcuar besimin e sipërmarrjes, për mbrojtjen e familjeve, për rritjen e produktivitetit, por edhe për një administrim fiskal modern, të përgjegjshëm e më afër standardeve europiane.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali pret Wadephul: Gjermania, mbështetje teknike e politike për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mirëpriti sot në Tiranë, ministrin e Jashtëm të Republikës Federale të…

Global 360

Kos: Shqipëria, shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos shprehu sot përkushtimin për ta sjellë Shqipërinë në BE ndërsa vendi hapi…

Diplovista

Rama për ”Corriere della Sera”: Për qendrat italiane në Shqipëri po presim paktin e ri evropian për migracionin

Për qendrat italiane në Shqipëri po presim paktin e ri evropian për migracionin, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali pret Wadephul: Gjermania, mbështetje teknike e politike për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mirëpriti sot në Tiranë, ministrin e Jashtëm të Republikës Federale të…