Gonxhja takim me homologun kroat: Vizion i përbashkët për zhvillimin e turizmit dhe shkëmbimeve kulturore

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u takua sot me homologun kroat, Tonči Glavina gjatë qëndrimit në Riad ku morën pjesë në Asamblenë e 26-të të Përgjithshme të UN Tourism.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u takua sot me homologun kroat, Tonči Glavina gjatë qëndrimit në Riad ku morën pjesë në Asamblenë e 26-të të Përgjithshme të UN Tourism.

Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhja informoi se gjatë takimit ndau me homologun kroat jo vetëm vlera të përbashkëta mesdhetare, por edhe një vizion të përbashkët për zhvillimin e turizmit dhe shkëmbimeve kulturore e sportive.

“Kroacia mbetet një model i suksesshëm në menaxhimin e destinacioneve dhe në ndërtimin e një marke të fortë kombëtare në turizëm, ndaj dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona është një mundësi e vlefshme për të shkëmbyer përvoja dhe për të ndërtuar iniciativa të përbashkëta që forcojnë rajonin tonë si destinacion konkurrues dhe tërheqës”, tha Gonxhja.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit mori pjesë në Riad në Asamblenë e 26-të të Përgjithshme të UN Tourism. Në kuadër të këtij samiti po zhvillohen takime dhe diskutime mbi zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, nxitjen e partneriteteve ndërkombëtare, inovacionin dhe përmirësimin e strategjive turistike në nivel global. Gonxhja pati takime me me Sekretarin e Përgjithshëm të UN Tourism, Zurab Pololikashvili, si dhe me Khaby Lame, influencerin me mbi 200 milionë ndjekës në rrjetet sociale dhe tashmë Ambasador Social i UN Tourism.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka shkruar sot një editoral mbi 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit,…