Policia, aktivitete ndërgjegjësuese në shkollat 9-vjeçare të vendit për rritjen e sigurisë

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ndau sot në rrjetet sociale momente nga orët ndërgjegjësuese të programit “Policimi në komunitet”, i cili po zbatohet në shkollat 9-vjeçare në të gjithë vendin.


Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ndau sot në rrjetet sociale momente nga orët ndërgjegjësuese të programit “Policimi në komunitet”, i cili po zbatohet në shkollat 9-vjeçare në të gjithë vendin.

Koçiu tha se, “nën sloganin “Beteja e pafilluar është luftë e fituar”, ky program synon të rrisë ndërgjegjësimin tek të rinjtë për parandalimin e përdorimit të lëndëve narkotike, alkoolit dhe fenomeneve të tjera të dëmshme”.

Në kuadër të programit, oficerë policie zhvillojnë takime informuese me nxënësit, duke i pajisur ata me njohuri dhe vlera të rëndësishme për jetën.

Koçiu vlerësoi rolin kyç të oficerëve të sigurisë në shkolla, duke i cilësuar ata si faktorë të domosdoshëm për garantimin e një mjedisi të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë.

“Aktualisht, mbi 60 oficerë policie janë të angazhuar në zbatimin e këtij programi, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit, me fokus te edukimi dhe parandalimi”, tha Koçiu.

Drejtori i Projektit Ansi Shundi u shpreh se, “për më shumë se 10 vite, asistojmë Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme. Janë rreth 61 punonjës të policisë që janë të angazhuar specifikisht vetëm me fushatat e ndërgjegjësimit në rreth 850 shkollat 9- vjeçare në rang vendi duke prekur rreth 120 mijë nxënës për rritjen e sigurisë në komunitetit”.

Ky model ndërveprimi pritet të forcojë më tej lidhjen mes komunitetit shkollor dhe strukturave të rendit, duke ndërtuar një kulturë besimi dhe sigurie që në moshë të hershme.

Burimi ATSH

Peleshi vizitë në Çeki, mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në vijim të turit të diplomacisë parlamentare në vendet partnere të Bashkimit Europian, në kuadër…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Peleshi vizitë në Çeki, mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në vijim të turit të diplomacisë parlamentare në vendet partnere të Bashkimit Europian, në kuadër…