Hoxha: 3,9 miliardë lekë për diplomacinë në 2027, vijon mbështetja arsimore dhe kulturore për diasporën

Buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitin 2027 parashikohet në 3,9 miliardë lekë, rreth 40 milionë euro, me një rritje prej 220 milionë lekësh, ose 6% krahasuar me vitin 2026.


Buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitin 2027 parashikohet në 3,9 miliardë lekë, rreth 40 milionë euro, me një rritje prej 220 milionë lekësh, ose 6% krahasuar me vitin 2026.

Gjatë shqyrtimit në parim të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2027” në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha bëri të ditur se fondet do të mbështesin funksionimin e përfaqësive diplomatike, diplomacinë ekonomike dhe publike, shërbimin konsullor, si dhe fuqizimin institucional të Shërbimit të Jashtëm.

“Kemi një buxhet rekord, me një përgjegjësi të madhe për të sjellë rezultate”, u shpreh Hoxha, duke theksuar se, megjithëse buxheti i ministrisë përfaqëson vetëm 0,4% të buxhetit publik, ai financon objektiva strategjikë.

“Buxheti ynë ka një peshë relativisht të vogël krahasuar me buxhetin publik, vetëm 0,4%. Megjithatë, ai financon disa objektiva strategjikë, si integrimi europian, siguria, përfaqësimi ndwrkombwtar dhe mbrojtja e interesave kombëtare, si dhe shërbimi ndaj qytetarëve shqiptarë jashtë vendit”, tha ministri.

Sipas Hoxhës, 1,3 miliardë lekë do të përdoren për funksionimin e përfaqësive diplomatike, përfshirë ambasadat, misionet dhe konsullatat, ndërsa 300 milionë lekë do t’i dedikohen mbështetjes së agjendës diplomatike, diplomacisë publike dhe asaj ekonomike.

Ministri theksoi se prania e Shqipërisë në botë duhet të shërbejë për të rritur ndikimin, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe investimet, si dhe për të mbështetur prodhimin vendas.

“Prania jonë në botë duhet të prodhojë sa më shumë përfaqësim, ndikim, marrëdhënie, imazh, rrjetëzim dhe investime konkrete për vendin dhe qytetarët. Sidomos, duhet të mbështesë prodhimin vendas”, u shpreh Hoxha.

Ai nënvizoi rëndësinë e përgatitjes së bizneseve dhe produkteve shqiptare për konkurrencën në tregun europian, në perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Prandaj është e rëndësishme që sot të fillojmë të mendojmë se si do t’i promovojmë bizneset dhe produktet tona, në mënyrë që ato të jenë të përgatitura dhe konkurruese në një treg të madh, i cili shtrihet përtej asaj që mund të kemi menduar deri tani”, deklaroi ministri.

Për agjendën e integrimit europian dhe zhvillimit, si nga qendra, ashtu edhe nga misionet diplomatike jashtë vendit, veçanërisht në hapësirën europiane, janë parashikuar 180 milionë lekë.

Hoxha theksoi se një rëndësi të veçantë do të vijojë të ketë edhe diplomacia ekonomike, veçanërisht në drejtim të tërheqjes së investimeve të huaja dhe shfrytëzimit të potencialit ekonomik të diasporës.

“Dhe kjo ka qenë gjithmonë një nga detyrat e sistemit tonë të jashtëm: të punojë për tërheqjen e investimeve të huaja. Por, mbi të gjitha, duhet të dimë ta kapitalizojmë këtë potencial maksimalisht, duke qenë më të aftë, më të zotë dhe më të organizuar, në mënyrë që të mbështesim ekonominë tonë përmes aktorëve të tjerë ekonomikë, por edhe përmes potencialit ekonomik të diasporës”, tha ai.

Një nga prioritetet e tjera të ministrisë do të jetë forcimi i lidhjeve me diasporën, përmes zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2021–2026, si dhe zgjerimit të mësimit të gjuhës shqipe.

“Do të vijojmë zbatimin e saj, duke forcuar identitetin dhe marrëdhëniet arsimore, kulturore e ekonomike me bashkatdhetarët tanë”, u shpreh Hoxha, duke përmendur si nismë të re programin “Mësues për Italinë”, pas programit “Mësues për Greqinë”.

Në fokus do të jetë edhe modernizimi i shërbimit konsullor dhe zgjerimi i pranisë diplomatike, fizike dhe virtuale, në varësi të mundësive dhe kapaciteteve.

“Shërbimi konsullor është një pjesë e rëndësishme e shërbimit publik dhe ne synojmë ta modernizojmë më tej, në mënyrë që prania konsullore të mos kufizohet vetëm në orarin zyrtar apo në ditët e punës, por të jetë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, aty ku kjo është fizikisht e mundur dhe për shërbimet që kërkojnë praninë fizike. Ndërkohë, gjithnjë e më shumë hapësirë do të zërë edhe prania virtuale”, deklaroi ministri.

Hoxha bëri të ditur se do të vijojë edhe fuqizimi institucional i Shërbimit të Jashtëm, përmes zbatimit të kuadrit ligjor, profesionalizimit të karrierës diplomatike, forcimit të Akademisë Diplomatike dhe zgjerimit të rrjetit të përfaqësive.

“Do të profesionalizojmë më tej karrierën diplomatike dhe do të forcojmë Akademinë Diplomatike, e cila ka ekzistuar, por që duam të luajë një rol të vërtetë dhe thelbësor në formimin dhe trajnimin e diplomatëve tanë. Gjithashtu, do të forcojmë rrjetin e përfaqësive”, tha Hoxha.

Ministri nënvizoi gjithashtu rëndësinë e veprimtarisë diplomatike dypalëshe dhe shumëpalëshe, duke theksuar se Shqipëria duhet të mbrojë interesat e saj në forumet ndërkombëtare.

“Nuk duhet të harrojmë se është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, si një vend i vogël, të jetë sa më e zëshme dhe të mbrojë interesat e saj edhe në forumet ndërkombëtare”, përfundoi Hoxha.

Hoxha gjithashtu theksoi se do të krijohet edhe Agjencia e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Ndihmës Humanitare.

Burimi ATSH

Hoxha: 3,9 miliardë lekë për diplomacinë në 2027, vijon mbështetja arsimore dhe kulturore për diasporën

Buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitin 2027 parashikohet në 3,9 miliardë lekë, rreth 40 milionë…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: 3,9 miliardë lekë për diplomacinë në 2027, vijon mbështetja arsimore dhe kulturore për diasporën

Buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitin 2027 parashikohet në 3,9 miliardë lekë, rreth 40 milionë…