33 vjet nga hyrja në fuqi e Traktatit të Mastrihtit, Hoxha: E ardhmja e Shqipërisë është vetëm europiane
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha reagoi sot në 33-vjetorin e hyrjes në fuqi të Traktatit të Mastrihtit (Maastriht Treaty) duke shënuar një hap vendimtar në krijimin e Bashkimit Europian në formën që njihet sot.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha u shpreh se ky përvjetor për Shqipërinë përfaqëson një mundësi për të parë drejt së ardhmes europiane dhe synimit për t’u bërë pjesë e tryezës së Bashkimit Europian, duke marrë përgjegjësi dhe duke kontribuar në formësimin e të ardhmes së kontinentit.
“Identiteti ynë Evropian ka rrënjë të thella. Sot, përmes reformave në vend dhe partneriteteve gjithnjë e më të forta në Europë, po e shndërrojmë hap pas hapi ambicien tonë europiane në realitet. Rruga jonë është e qartë. E ardhmja jonë është vetëm europiane”, theksoi Hoxha.
Trakti i Mastrihtit (zyrtarisht Traktati mbi Bashkimin Evropian) u nënshkrua më 7 shkurt 1992 në Mastriht të Holandës dhe hyri në fuqi më 1 nëntor 1993. Ky traktat shënoi lindjen e Bashkimit Evropian (BE), duke e transformuar Komunitetin Ekonomik Evropian (KEE) në një bashkim më të gjerë politik dhe ekonomik.
Burimi ATSH