Rama: 19 shërbime për pensionistët përmes komandave zanore në “e-Albania”, hyrja edhe me Face ID

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video ku prezantohen mënyrat se si pensionistët mund të përdorin shërbimet e platformës “e-Albania” përmes komandave zanore, me ndihmën e asistentes virtuale Diella.


Kryeministri Edi Rama ndau sot një video ku prezantohen mënyrat se si pensionistët mund të përdorin shërbimet e platformës “e-Albania” përmes komandave zanore, me ndihmën e asistentes virtuale Diella.

“Të dashur prindër dhe gjyshër, tani mjafton t’i flisni Diellës dhe ajo ju ndihmon hap pas hapi, nga gjetja e shërbimit te plotësimi i formularëve e-Albania”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Në videon e publikuar demonstrohet përdorimi i Diellës për të marrë informacion mbi pensionin, për t’u regjistruar te mjeku i familjes, si dhe për të deklaruar humbjen e pasaportës.

Gjatë demonstrimit, përdoruesi kërkon informacion mbi masën e pensionit dhe Diella e orienton drejt kartelës së pensionit, të gatshme për shkarkim.

Më pas, përmes një komunikimi me komanda zanore, nis procedura për regjistrimin te mjeku i familjes, duke përcaktuar qytetin dhe qendrën shëndetësore ku do të shqyrtohet kërkesa.

Një tjetër shembull i paraqitur në video është deklarimi i humbjes së pasaportës. Diella shpjegon se shërbimi ofrohet pa pagesë dhe se vërtetimi përgatitet brenda tri ditësh.

Ajo ndihmon gjithashtu në hapjen dhe plotësimin e formularit, duke plotësuar automatikisht të dhënat personale dhe duke kërkuar informacionin e nevojshëm për dokumentin dhe rrethanat e humbjes.

Në fund të demonstrimit, Diella sqaron se formulari është ende në proces plotësimi dhe se shtypja e butonit “Dërgo” do të dorëzonte deklarimin.

Sipas Ramës, tashmë janë 19 shërbime më të lehta për t’u përdorur nga pensionistët përmes komandave zanore, ndërsa hyrja në platformën “e-Albania” mundësohet edhe përmes Face ID ose gjurmës së gishtit, pas aktivizimit.

“19 shërbime tashmë më të lehta për t’u përdorur, ndërsa hyrja në e-Albania mundësohet edhe përmes Face ID ose gjurmës së gishtit, pas aktivizimit”, thekson Kryeministri në postimin e tij.

Ai i fton qytetarët të ndjekin udhëzimet e videos për të parë se si mund t’i përdorin shërbimet digjitale përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me Diellën.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Paketa Fiskale 2027 synon uljen e kostos së jetesës, ka në fokus qytetarin

Paketa Fiskale e vitit 2027 do të ketë në fokus qytetarin, me synimin për të ulur çmimet e ushqimeve, karburantit,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Paketa Fiskale 2027 synon uljen e kostos së jetesës, ka në fokus qytetarin

Paketa Fiskale e vitit 2027 do të ketë në fokus qytetarin, me synimin për të ulur çmimet e ushqimeve, karburantit,…