Rama: Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, dëshmi e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët

Muzeu Hebraik në Vlorë do të jetë institucioni më i ri i kujtesës, ku do të prezantohet një histori unike bashkëjetese, besimi dhe shprese mes shqiptarëve dhe hebrenjve.


Muzeu Hebraik në Vlorë do të jetë institucioni më i ri i kujtesës, ku do të prezantohet një histori unike bashkëjetese, besimi dhe shprese mes shqiptarëve dhe hebrenjve.

Muzeu Hebraik Shqiptar, që risjell në kujtesë vlera të çmuara si mikpritja dhe humanizmi ndër shekuj i vlonjatëve, po ngrihet mbi lagjen e dikurshme të hebrenjve dhe ndodhet në sheshin kryesor të qytetit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kantieri i Muzeut Hebraik Shqiptar në Vlorë, një ndërtesë që sipas tij, “do të dëshmojë ndër breza historinë e rrallë të bashkëjetesës shqiptare me hebrenjtë, në vitet e errëta të Holokaustit”.

Duke u ndalur te projekti, Rama tha se ai ndërthur arkitekturën tradicionale me atë bashkëkohore.

“Projekti ruan muret origjinale të ndërtesës, strukturën mbajtëse dhe elementët tipikë arkitektonikë, ndërsa i gjithë procesi do të pasurohet me qasje moderne në dizajn dhe teknologjitë bashkëkohore të ekspozimit”, u shpreh kryeministri.

Muzeu Hebraik Shqiptar do të jetë pjesë e kompleksit kulturor të Vlorës, pasi ndodhet afër tre muzeve të tjerë, Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, Muzeut Historik dhe Muzeut Etnografik.

Godina ku po ngrihet ky muze është një ndërtim i fundshekullit të XIX dhe ndodhet në Qendrën Historike të Vlorës.

I projektuar nga studioja e njohur izraelite “Kimmel Eshkolot Architects”, Muzeu Hebraik po realizohet me një financim prej 280 milionë lekësh.

Ky muze do të rrëfejë një historinë shekullore të bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe popullsisë hebreje, por edhe do të kthehet në një qendër që gjeneron dialog mbi tolerancën dhe mirëkuptimin mes popujve.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Reforma në drejtësi, Rama: Nuk ka kthim pas, sot sistemi po e lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se “korrupsioni vazhdon të jetë një hije e rrezikshme përgjatë rrugës sonë, por ndryshimi historik…