Hoxha pret ambasadorin britanik: Shqipëria e angazhuar për ndjekjen e parave me burim të paligjshëm

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Nick Abbot.


Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Nick Abbot.

Pas takimit, të mbajtur në Ministrinë e Brendshme, Hoxha bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se “bashkëbisedimi u përqendrua në bashkëpunimin e vazhdueshëm mes dy vendeve në fushën e sigurisë, në kuadër të planit të përbashkët të masave, “Dialogu kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda”, me theks të veçantë te prioriteti strategjik i rikuperimit të aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale”.

Hoxha theksoi se funksionalizimi i Zyrës së Rikuperimit të Aseteve është një nga rekomandimet kyçe të Bashkimit Europian dhe një element thelbësor i agjendës sonë të integrimit.

Në këtë drejtim, sipas Hoxhës, Ministria e Brendshme ka përfituar mbështetje të vazhdueshme nga partnerët.

“Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar në këtë fazë është një kontribut i çmuar për konsolidimin e këtij mekanizmi të ri institucional, si pjesë e zbatimit të Strategjisë Kombëtare kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit 2024–2030”, tha Hoxha.

Hoxha shtoi se “diskutuam për mundësitë e zgjerimit të kësaj mbështetjeje, përmes: trajnimeve të avancuara për ekspertët e ZRA dhe bashkëpunëtorët institucionalë; mbështetjes për takime operacionale ndërkombëtare dhe rajonale; ndërtimit të kanaleve të drejtpërdrejta me homologët britanikë; zhvillimit të databazës analitike të rasteve të ZRA, në përputhje me standardet më të mira britanike”.

“Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për të çuar përpara këtë proces jetik për forcimin e sundimit të ligjit dhe goditjen e krimit të organizuar, përmes ndjekjes së parave me burim të paligjshëm”, e përmbylli Hoxha reagimin.

Burimi ATSH

Hajdari merr zyrtarisht detyrën si prefekt i Tiranës

Shkëlqim Hajdari mori sot zyrtarisht detyrën si prefekti i ri i qarkut të Tiranës.

Global 360

Osmani takohet me gra liderë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me gra lidere, me…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hajdari merr zyrtarisht detyrën si prefekt i Tiranës

Shkëlqim Hajdari mori sot zyrtarisht detyrën si prefekti i ri i qarkut të Tiranës.