Shërbimet digjitale, Ibrahimaj: Shqipëria renditet në vendin e 8-të në Europë

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, tha se “Shqipëria në një dekadë ka pësuar një transformim shumë të madh në sektorin e teknologjisë, inovacionit, startup-eve dhe ambicia është që Shqipëria të ketë brandin e vet në këtë sektor”.


Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, tha se “Shqipëria në një dekadë ka pësuar një transformim shumë të madh në sektorin e teknologjisë, inovacionit, startup-eve dhe ambicia është që Shqipëria të ketë brandin e vet në këtë sektor”.

E pranishme në takimin me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, startup-eve, që u zhvillua në Berat, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, Ibrahimaj tha se, “sektori digjital tashmë është i konsoliduar dhe ka 3 400 subjekte të regjistruara, nga të cilat 1145 janë sha dhe dhe shpk, dhe pjesa tjetër profesionistë të lirë”.

“Ne jemi me vizionin që qeverisja jonë të jetë digjitale dhe për këtë, në bashkëpunim edhe me aktorët e linjës kemi krijuar një treg i ka të gjitha bazat për të qenë i qendrushëm”, tha Ibrahimaj.

Ajo tha se sa i takon shërbimeve digjitale, Shqipëria renditet sot në vendin e 8-të në Europë dhe në vendin e 19-të në botë për ofrimin e shërbimeve digjitale. Ndërkohë, në këto 10 vite ky sektor ka rritur punësimin në 20 mijë, shifër kjo e rritur me 20 herë në vit.

Gjithashtu vijoi ajo, rritje kanë shënuar edhe eksportet nga ky sektor.

“Eksportet nga ICT shënojnë 210 milionë dhe përbëjnë 2,7 të eksporteve totale ose 1% të PBB. Këto janë shifra që na bëjnë krenarë ndërsa synojmë të çojmë përpara ambicien për zhvillimin dhe ndërkombëtarizimin e sektorit. Qeveria nuk është më rregullator i këtij sektori por është një bashkëkrijues dhe mbështetës i sektorit”, u shpreh Ibrahimaj.

Teksa u ndal në rëndësinë e produkteve digjitale që prodhohen sot në vend, që siç tha Ibrahimaj “janë histori suksesi”, ajo inkurajoi pjesëmarrësit aktorë të fushës të çojnë më tej idetë dhe projektet novatore për t’i ndërkombëtarizuar, rritur eksportet dhe deri në krijimin e një brandi shqiptar në këtë fushë.

Burimi ATSH

Belgjika dhe Danimarka do të hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Pasqyrë e progresi drejt BE-së

Belgjika dhe Danimarka do të hapin ambasadat e tyre në Shqipëri. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Belgjika dhe Danimarka do të hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Pasqyrë e progresi drejt BE-së

Belgjika dhe Danimarka do të hapin ambasadat e tyre në Shqipëri. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,…