Tirana mikpriti dy evente ndërkombëtare për aviacionin dhe turizmin

Tirana mikpriti dy evente ndërkombëtare për aviacionin dhe turizmin me fokus te ndërlidhja ajrore dhe paketat turistike ndërkufitare.


Tirana mikpriti dy evente ndërkombëtare për aviacionin dhe turizmin me fokus te ndërlidhja ajrore dhe paketat turistike ndërkufitare.

Një Tiranë e hapur, inovative dhe gjithnjë e më shumë e lidhur me rajonin, ishte kjo fryma që përshkoi dy ditët intensive të punës së Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar, i cili priti në datën 1 dhe 2 korrik, dy evente rajonale në kuadër të projektit ON CLOUD NINE+, të financuar nga Programi Interreg IPA South Adriatic të Bashkimit Europian.

Në qendër të vëmendjes të eventeve ishte: fuqizimi i bashkëpunimit rajonal në fushën e aviacionit, ndërtimi i një rrjeti të qëndrueshëm linjash ajrore dhe nxitja e paketave të përbashkëta turistike midis Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi.

Mbulimi i përgjegjësive për palët e treta, siguracioni dhe sfidat e reja në transportin ajror.

Eventi i parë, workshopi me titull “Mbulimi i përgjegjësive për palët e treta në Transportin Ajror dhe Aspektet e Sigurimeve”, u zhvillua më 1 korrik në Tiranë. Nën moderimin e ekspertëve të Autoritetit të Aviacionit Civil dhe të ftuarve nga Italia dhe Mali i Zi, ku pjesëmarrësit diskutuan mbi sfidat që has sektori i aviacionit në drejtim të përgjegjësisë ligjore ndaj pasagjerëve, vlerësimit të rreziqeve dhe kontratave të sigurimeve ajrore.

Në fokus ishin jo vetëm kuadri ekzistues ligjor si Konventa e Montrealit apo legjislacioni i BE-së, por edhe tema aktuale si përgjegjësia në rastet e sulmeve kibernetike, pandemive apo avionëve pa pilot. Një sesion i veçantë iu kushtua çështjes së “përgjegjësisë së ndarë” në hapësirat aeroportuale, duke sjellë shembuj praktikë dhe analiza konkrete nga përfaqësues të kompanive të sigurimeve dhe operatorëve ajrorë.

Nga diskutimi në veprim, takimi “B2B” për turizmin ndërkufitar shoqëroi eventin në ditën e dytë, më 2 korrik, duke sjellë një tjetër atmosferë dinamike në ambjentet e Europe House Tirana, ku operatorë turistikë nga Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi u takuan për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të shkëmbyer ide për krijimin e paketave të përbashkëta turistike.

Takimi B2B me moton “Building Routes, Bridging Regions” nisi me një panel diskutimi mbi ndërlidhjen rajonale dhe vijoi me prezantime të operatorëve, sesione testimi të Planit të Veprimit për transport të qëndrueshëm dhe diskutime mbi strategjitë e promovimit të destinacioneve në mënyrë dixhitale. Fokusi ishte i qartë: të kthehet Adriatiku Jugor në një zonë të integruar për lëvizjen ajrore, tokësore dhe detare, duke i ofruar udhëtarëve një përvojë të pandërprerë.

Një element unik i ditës ishte “Creative Tourism Walk” në zonën e Kalasë së Tiranës, një shembull frymëzues se si kultura, historia dhe gastronomia mund të bashkëjetojnë për të krijuar një destinacion tërheqës turistik.

Të dy eventet konfirmuan edhe njëherë rolin udhëheqës të Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar në koordinimin e përpjekjeve për një qasje të përbashkët në zhvillimin e aviacionit dhe turizmit në Adriatikun e Jugut. Përmes shkëmbimit të praktikave, ideve dhe partneriteteve të reja, projekti ON CLOUD NINE+ po shndërrohet në një platformë konkrete bashkëpunimi që shkon përtej kufijve dhe sjell përfitime të prekshme për operatorët dhe udhëtarët.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Dy persona të padëshiruar në Shqipëri, Lamallari: Vendim për interesin kombëtar

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka shpallur persona të padëshiruar për një periudhë 10-vjeçare dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Flavia Bakiu: «Le mie radici albanesi sono la fonte della mia ricerca artistica»

L’attrice italo-albanese si racconta a Radio Radicale: «Il teatro è memoria, identità e responsabilità civile»