Sejko takim me BB: Modernizimi i sistemeve të pagesave hap në integrimin financiar europian

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko priti në një takim përfaqësues të Bankës Botërore (BB), Richard Record – përfaqësues i përkohshëm rezident i Zyrës së BB-së në Shqipëri dhe Massimiliano Paolucci – përfaqësuesi i ri i Zyrës së BB-së në Shqipëri.


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko priti në një takim përfaqësues të Bankës Botërore (BB), Richard Record – përfaqësues i përkohshëm rezident i Zyrës së BB-së në Shqipëri dhe Massimiliano Paolucci – përfaqësuesi i ri i Zyrës së BB-së në Shqipëri.

Në krye të takimit, Guvernatori Sejko u përcolli përfaqësuesve të BB-së një falënderim të veçantë për asistencën teknike të ofruar ndër vite nga Banka Botërore për Bankën e Shqipërisë, kryesisht në fushat e mbikëqyrjes bankare, sistemeve të pagesave dhe edukimit financiar si dhe i uroi mirëseardhjen përfaqësuesit të ri të BB-së, Paolucci.

Në vijim, Sejko prezantoi panoramën ekonomike të vendit, duke u shprehur se ekonomia shqiptare dhe treguesit kryesorë të stabilitetit ekonomik, monetar e financiar të saj, janë në një trend pozitiv zhvillimi. Lidhur me aktivitetin ekonomik, Guvernatori u shpreh se inflacioni është në nivele të ulëta, ndërsa tregjet financiare kanë qenë të qeta dhe kreditimi për sektorin privat ka shënuar rritje.

Guvernatori u shpreh se, ndonëse pasiguria në kontekstin botëror mbetet e lartë, vendimet lidhur me politikën monetare kushtëzohen nga informacionet e reja dhe do të jenë gjithnjë në përputhje me objektivin e stabilitetit të çmimeve, si dhe konsistente me kahun e politikës fiskale dhe ecurinë e kursit të këmbimit.

Paolucci vlerësoi politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë si një kontribut të rëndësishëm në ecurinë pozitive të ekonomisë së vendit. Ai shprehu vlerësimet për Bankën e Shqipërisë lidhur me menaxhimin e raportit të kredive me probleme, i cili ka shënuar nivelet minimale të më shumë se një dekade, nga 25% në vitin 2014, në 4% në 2025.

Në kuadër të stabilitetit financiar e ekonomik të vendit, Paolucci vlerësoi reformat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë në drejtim të ruajtjes së stabilitetit financiar në vend dhe stabilitetit të çmimeve.

Një tjetër çështje e trajtuar gjatë takimit ishte dhe modernizimi i sistemeve të pagesave në Shqipëri, si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të integrimit financiar të vendit me tregun evropian.

Guvernatori u shpreh se Banka e Shqipërisë, me asistencën e Bankës Botërore, ka ndërmarrë hapa konkretë për të harmonizuar kuadrin rregullator me standardet evropiane, duke u anëtarësuar me sukses në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA), ku transaksionet e para ndërkufitare SEPA pritet të realizohen në fillim të muajit tetor 2025.

Ai theksoi se Banka e Shqipërisë gjithashtu po bashkëpunon ngushtë me Bankën Botërore dhe Bankën e Italisë për të implementuar një sistem pagesash të shpejta (Instant Payment) që është kloni i sistemit TIPS, sistemi evropian i pagesave të shpejta, për të ofruar pagesa të shpejta që kryhen në kohë reale, me një siguri më të lartë dhe kosto më të ulët për qytetarët.

Paolucci përgëzoi Bankën e Shqipërisë për punën e realizuar për anëtarësimin e suksesshëm të vendit në SEPA. Ai u shpreh se përtej përfitimeve për qytetarët, bizneset dhe ekonominë në tërësi, ky anëtarësim krijon parakushtet e nevojshme për përgatitjen e Shqipërisë për integrimin e plotë në BE.

Palët ranë dakord që të vijohet më tej me përpjekjet që Banka e Shqipërisë i ka kushtuar përmirësimit të kuadrit rregullativ të sistemit financiar. Paolucci u shpreh se Banka Botërore mbetet kurdoherë e gatshme të japë asistencën e saj.

Burimi ATSH

Rritje dhe indeksim pagash, përfitojnë 36 900 punonjës të arsimit parauniversitar

Qeveria miraton indeksimin me 2.5% për 36 900 punonjës mësimorë dhe jo mësimorë të arsimit parauniversitar.

Global 360

Kurti takon ambasadorët e akredituar në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti priti sot në një takim të përbashkët ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të akredituar në Republikën e Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rritje dhe indeksim pagash, përfitojnë 36 900 punonjës të arsimit parauniversitar

Qeveria miraton indeksimin me 2.5% për 36 900 punonjës mësimorë dhe jo mësimorë të arsimit parauniversitar.