Suard: Franca mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

Ambasadorja franceze në Shqipëri, Catherine Suard konfirmoi se Franca e mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.


Ambasadorja franceze në Shqipëri, Catherine Suard konfirmoi se Franca e mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një prononcim për mediet nga Korça, ku ndodhej në një aktivitet të organizuar me rastin e Javës Kulturore Franceze, ambasadorja Suard u shpreh se kjo mbështetje është konfirmuar edhe nga presidenti Emmanuel Macron gjatë vizitave të tij në Shqipëri.

Sipas saj, “integrimi europian kalon jo vetëm përmes kulturës, por edhe zhvillimit të territoreve, projekteve të bashkëpunimit territorial, zhvillimit të qëndrueshëm”.

“Marrëdhënia jonë me Korçën është tradicionale. Qëllimi është që kjo marrëdhënie të bëhet e tashme dhe t’i shërbejë dhe të ardhmes ndaj kemi ardhur këtu”, tha ambasadorja franceze.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku i Chambery në Francë, Thierry Repentin, i cili ka qenë më parë edhe ish-ministër i Europës.

“Fakti që jam sot këtu si kryetar i bashkisë së Chambery, por dhe si ish-ministër i Punëve Europiane, është për të konfirmuar dhe njëherë që Shqipëria është në Europë dhe ne do ta shoqërojmë këtë proces të pranisë së anëtarësimit në BE. Ky realitet dhe kjo prespektivë europiane është shoqëruar në nivele të larta politike, ka mbështetjen e qeverisë franceze pasi presidenti Macron ka ardhur dy herë në Shqipëri. Po ashtu kryeministri Rama ka bërë vizita të vazhdueshme në Francë”, tha Repentin.

Kryebashkiaku Repentin tha se kanë zgjedhur të punojnë me Bashkinë e Korçës në kuadër të projekteve me vendet që aderojnë në Bashkimin Europian.

“Kemi afërsi të mëdha gjeografike, por edhe për prioritetet e zhvillimit territorial në kulturë e në arsim. Pas disa muajsh bashkëpunim jemi aktualisht me një projekt konkret në Korçë, për javën e kulturës franceze, me shfaqje por edhe projekte digjitale. Kultura që të pasurohet ka nevojë të zhvillohet sidomos në kohët e sotme një faktor tjetër i rëndësishëm janë teknikat inovative“, tha Repentin.

Burimi ATSH

Mazniku: Rruga Lunik–Prevallë në Librazhd, dëshmi e transformimit pas reformës territoriale të 2014

Arbjan Mazniku, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, njëherësh dhe bashkëkryetar i Reformës Territoriale zhvilloi sot një…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Mazniku: Rruga Lunik–Prevallë në Librazhd, dëshmi e transformimit pas reformës territoriale të 2014

Arbjan Mazniku, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, njëherësh dhe bashkëkryetar i Reformës Territoriale zhvilloi sot një…