13 mijë të huaj të punësuar në Shqipëri, shumica në shërbime dhe industri të lehtë

Zhvillimi i sektorëve të ndryshëm të ekonomisë dhe kërkesa për fuqi punëtore të shtuar ka bërë që vendi ynë të jetë tërheqës për punonjësit e huaj.


Zhvillimi i sektorëve të ndryshëm të ekonomisë dhe kërkesa për fuqi punëtore të shtuar ka bërë që vendi ynë të jetë tërheqës për punonjësit e huaj.

Drejtorja e Shërbimeve të Tregut të Punës pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, Gertiola Çepani, në një intervistë për medien tha se, ka një rritje të numrit të huajve të punësuar në vendin tonë.

“Shqipëria shihet si një nga vendet me zhvillim ekonomik dhe interesi i huajve për të punuar në Shqipëri ka ardhur në rritje. Sipas të dhënave zyrtare, fundi i vitit 2024 është mbyllur me 13 mijë të huaj që punojnë në Shqipëri.“, tha Çepani.

Ndërkohë që sipërmarrjet që kërkojnë më shumë janë të ndryshme.

“Më shumë evidentohen sipërmarrjet që shtrijnë aktivitetin në sektorë si akomodimi dhe shërbimi ushqimor, i ndërtimit, i tregtisë me shumicë e pakicë, industria përpunuese e të tjera. Punonjësit që kërkohen më shumë janë banakier, ose kamarier, kuzhinier, apo ndihmëskuzhinier, apo profesione që lidhen me nivelin e ulët apo të mesëm të arsimit,“ deklaroi ajo.

Vendet nga vijnë të huajt e interesuar për t’u punësuar janë me shtrirje gjeografike të gjerë.

“Shtetasit e huaj që vijnë për të punuar në Shqipëri përfaqësojnë një shumëllojshmëri vendesh ku mund të theksojmë Turqinë, Italinë, Kosovën, Filipinet dhe Indinë.“, tha Çepani.

Ndërkohë që edhe dy shërbimet që ofrohen në platformën “e-Albania” për paketën e “Lejes Unike” kanë bërë që bizneset të kenë mundësi më të shpejta për të kryer dokumentacionet.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama vizitë në SHBA, do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kryeministri Rama do të marrë pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"