MF: Të ardhurat arritën 305,92 miliardë lekë në 5-mujorin e parë

Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën janar-maj 2025 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.


Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën janar-maj 2025 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.

Ministria e Financave bëri të ditur sot se, të ardhurat për janar-maj 2025, arritën në rreth 305,92 miliardë lekë, ose me një realizim në masën 100.2% të planit të periudhës.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 18.7 miliardë lekë më shumë ose 6.5 % më shumë. Me bazë vjetore, të ardhurat totale për 5-mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 40.4% të planit vjetor.
Sipas MF-së, të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat, për periudhën janar – maj 2025, janë në shumën 203.4 miliardë lekë, 1.7 miliardë lekë ose 0.8% më shumë se plani për periudhën janar-maj 2025. Krahasuar me janar–majin e vitit 2024, janë mbledhur 19.8 miliardë lekë ose 10.8% më shumë.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), për periudhën janar-maj 2025, u realizuan në vlerën 92.7 miliardë lekë, 3 miliardë lekë ose 3.3% më shumë se janar–maji i vitit 2024.

Sipas statistikave zyrtare, të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 28.5 miliardë lekë, 899 milionë lekë, ose 3.3% më shumë se periudha janar-maj 2024. Ndërsa të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale, për periudhën janar – maj 2025, janë në shumën 34.1 miliardë lekë, 7.3 milardë lekë ose 27.2% më shumë se periudha janar – maj 2024, si dhe 4.5 miliardë lekë ose 15.1% më shumë se plani i periudhës janar – maj 2025.

Sa i takon shpenzimeve të përgjithshme publike, për periudhën 5 mujore të vitit 2025, arritën në rreth 265.52 miliardë lekë me një realizim në masën 95.4% e planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 ky zë ka rezultuar 12.1% më i lartë ose rreth 28.6 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet korente, për periudhën 5-mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 243.42 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 12.6% më i lartë ose rreth 27.3 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet kapitale për periudhën 5-mujore të vitit 2025, rezultuan në rreth 21.23 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 2.2% më i lartë ose rreth 461 milionë lekë më shumë.

Ndërsa niveli i suficitit, në periudhën 5-mujore të vitit 2025, rezultoi në rreth 40.41 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli i suficitit ka rezultuar 19.7% më i ulët ose 9.9 miliardë lekë më pak.

Lexo më shumë nga

Franca vlerëson arritjet e Shqipërisë në procesin e reformave demokratizuese e integruese

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot kryetarin Pierre-Alexandre Anglade dhe anëtarët e Komisionit për Çështjet Europiane në Asamblenë Kombëtare…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Franca vlerëson arritjet e Shqipërisë në procesin e reformave demokratizuese e integruese

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot kryetarin Pierre-Alexandre Anglade dhe anëtarët e Komisionit për Çështjet Europiane në Asamblenë Kombëtare…