Ndarja nga jeta e Piro Milkanit, Gonxhja: Më shumë se regjisor, ishte artist shumëdimensional

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshën 86-vjeçare të regjisorit të shquar Piro Milkani, një nga figurat më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshën 86-vjeçare të regjisorit të shquar Piro Milkani, një nga figurat më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare.

Në një reagim në rrjetet sociale Gonxhja tha se “Piro Milkani ishte një figurë e dashur, një artist i jashtëzakonshëm, një njeri që i fali shpirt kinemasë sonë dhe i dha kuptim brezave të tërë me artin dhe urtësinë e tij”.

“Me filma që i kanë rezistuar kohës si “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Çifti i lumtur” dhe “Zonja nga qyteti”, ai skaliti vepra arti, që sot janë pjesë e identitetit tonë kulturor. Më shumë se regjisor, ai ishte artist shumëdimensional. Një njeri që gjithmonë e ndante dijen dhe dashurinë për filmin me përulësi e pasion”, theksoi Gonxhja.

Gonxhja u shpreh se “miqtë dhe kolegët e kujtojnë si një enciklopedi të gjallë të Kinostudios, një mik që nuk lodhej së treguari, së ndari, së kujtuari. Faleminderit mjeshtër, për gjithçka që le pas. Yjet sonte kanë një dritë më shumë… dhe ne një mungesë që nuk shuhet lehtë. Ngushëllimet më të ndjera familjes Milkani, miqve dhe të gjithë komunitetit artistik”.

Milkani ishte një nga kineastët e parë të kinematografisë shqiptare, duke realizuar filma që mbetën në kujtesën dhe zemrat tona. Veprat e tij u bënë pjesë e identitetit tonë kulturor dhe janë dëshmi e talentit dhe përkushtimit ndaj artit.

Lexo më shumë nga

MEPJ: Dënojmë fuqimisht sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme reagoi sot për sulmin e fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Dënojmë fuqimisht sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme reagoi sot për sulmin e fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën…