Zgjedhjet e 11 majit, qytetarët mund të tërheqin kartat e identitetit edhe të shtunën

Ministria e Brendshme njoftoi se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 10 maj 2025.


Ministria e Brendshme njoftoi se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 10 maj 2025.

Ky vendim është marrë nga shoqëria “IdentiTek”, me qëllim për t’u ardhur në ndihmë shtetasve që nuk kanë mundur të tërheqin dokumentet në kohë. Zyrat e aplikimit të “IdentiTek” do të jenë të hapura nga ora 09:00 deri në orën 14:00 për tërheqjen e kartave.

Këto ditë është konstatuar një fluks i shtuar aplikimesh nga shtetasit, të cilëve u kanë skaduar afatet e vlefshmërisë së dokumenteve të identitetit, e nxitur kjo edhe për shkak të procesit të zgjedhjeve të përgjithshme.

Qeveria miratoi gjithashtu aktet normative që çdo shtetas të votojë, edhe në rast se dokumenti biometrik që zotëron, është me afat të skaduar. Këto masa merren me qëllim që të garantohet mbarëvajtja e procesit zgjedhor dhe çdo shtetas të ushtrojë të drejtën e votës pa asnjë pengesë.

Burimi ATSH

Porti i Durrësit, nyjë kyçe lidhëse në rajon në kuadër të Korridorit VIII

Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu po merr pjesë në konferencën gjermano-shqiptare të biznesit, e zhvilluar…

Global 360

Haxhiu shpall 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka shpallur 7 qershorin si.

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Porti i Durrësit, nyjë kyçe lidhëse në rajon në kuadër të Korridorit VIII

Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu po merr pjesë në konferencën gjermano-shqiptare të biznesit, e zhvilluar…