Zgjedhjet e 11 majit, Hoxha: Shtyhet deri në 31 maj vlefshmëria për dokumentet e skaduara të identitetit

Këshilli i Ministrave miratoi sot shtyrjen e afatit të vlefshmërisë për dokumentet e identitetit që skadojnë deri në 11 maj


Këshilli i Ministrave miratoi sot shtyrjen e afatit të vlefshmërisë për dokumentet e identitetit që skadojnë deri në 11 maj

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha bëri të ditur sot, pas mbledhjes së qeverisë se, “në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan dy akte shumë të rëndësishme për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identitetit, të cilave u ka skaduar ose u përfundon ky afat në datë 11 maj 2025, për shtetasit me vendbanim brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”.

Hoxha theksoi se, “nga një analizë e të dhënave, rezulton se janë një numër i konsiderueshëm shtetasish me të drejtë vote, të cilëve u ka kaluar apo u skadon afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik dhe pasaportave biometrike deri në 11 maj. Këto janë dokumente të domosdoshme për të marrë pjesë në procesin e votimit”.

Hoxha nënvizoi se, “miratimi i akteve normative merret me qëllim garantimin e së drejtës kushtetuese të të gjithë shtetasve për të votuar pa pengesa, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare”.

Sipas këtij vendimi, afati i vlefshmërisë së mjeteve të identifikimit, letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike që përfundojnë në datën 11 maj 2025 – shtyhet deri në datën 31 maj 2025.

Së fundmi, shtoi Hoxha, “subjekte politike i kanë kërkuar KQZ, Ministrisë së Brendshme dhe Këshillit të Ministrave, shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të skaduara”.

Ministri Hoxha bëri me dije se, “në janar 2025, KQZ iu drejtua qeverisë nëpërmjet një kërkese lidhur me problemin e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për shtetasit që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Në shkurt 2025 u miratuan Aktet Normative, që kishin të bënin me shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve për shtetasit shqiptarë në diasporë”.

“Ministria e Brendshme në bashkëpunim me KQZ, institucionet e varësisë, si Shërbimi i Gjendjes Civile, apo agjencitë e tjera, kanë ndërmarrë të gjitha masat në përmbushje të detyrimeve ligjore, për të siguruar që procesi zgjedhor i 11 Majit të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa pengesa për qytetarët tanë jashtë dhe brenda kufijve”, tha ai.

Hoxha u shpreh se, “janë marrë ndërkohë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor nga pikëpamja e sigurisë. Policia e Shtetit do të kalojë në shërbim të përforcuar për të përballuar me sukses procesin para, gjatë dhe pas mbylljes së votimit, duke zbatuar me korrektësi ligjin dhe detyrimet që rrjedhin nga Kodi Zgjedhor”.

Ministri bëri me dije për gjithë qytetarët, se “po punohet intensivisht për të garantuar mbarëvajtjen e aktiviteteve të rëndësishme që do të mbahen këto ditë në Shqipëri, që janë “Giro d’Italia” në datat 8, 9 dhe 10 maj, si dhe Samiti i Komunitetit Politik Europian, që do të mbahet më 16 maj, në Tiranë”.

“Kërkoj mirëkuptimin e qytetarëve për bllokimet e detyrueshme në lëvizje dhe qarkullim rrugor, të cilat siç kanë nisur të njoftohen, do të bëhen publike me detaje nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, tha Hoxha.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: “Air Kosova” së shpejti fluturime në aeroportin e Kukësit, krenari e përbashkët me Air Albania

Nga aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës (VIA) ku edhe u krye sot fluturimi i parë certifikues, Kryeministri Edi Rama bëri të…

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama: Në tryezë me BE-në me një kalendar 3-vjeçar për t’u integruar

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një interviste në medie, deklaroi se Shqipëria është Europa e…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: “Air Kosova” së shpejti fluturime në aeroportin e Kukësit, krenari e përbashkët me Air Albania

Nga aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës (VIA) ku edhe u krye sot fluturimi i parë certifikues, Kryeministri Edi Rama bëri të…