Gonxhja: Rritje e produkteve “Made in Albania” në tregjet europiane, vijojmë mbështetjen për prodhimin vendas

Eksportet shqiptare të mallrave kanë shënuar një rritje prej 4,7% gjatë tremujorit të parë të këtij viti


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, deklaroi se produktet “Made in Albania” janë tashmë të pranishme në çdo treg europian, një arritje që ka ardhur falë iniciativës së guximshme të sipërmarrësve dhe punës së palodhur të mijëra punonjësve në fasoneritë shqiptare.

“Këto biznese janë një shembull i gjallë se si përkushtimi, cilësia dhe besimi në fuqinë vendase mund të thyejnë kufijtë”, tha ai.

Ministri Gonxhja vizitoi sot kompaninë “ERI & O”, një nga bizneset që ka arritur sukses falë përkushtimit dhe cilësisë gjatë viteve.

“Jemi të vendosur t’u qëndrojmë pranë dhe t’i mbështesim ata, për të forcuar prodhimin vendas dhe për të rritur më tej markën “Made in Albania” në tregun global”, theksoi ai.

Eksportet shqiptare të mallrave kanë shënuar një rritje prej 4,7% gjatë tremujorit të parë të këtij, një zhvillim pozitiv për ekonominë e vendit.

Sipas raportit të publikuar sot nga INSTAT-i, eksportet e mallrave arritën vlerën 100 miliardë lekë.

Referuar të dhënave, rritja e eksporteve prej 4,7% tregon për një performancë më të mirë të sektorëve prodhues dhe një kërkesë më të lartë nga tregjet ndërkombëtare për mallrat “Made in Albania”.

Burimi ATSH

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.