“Final 4”, përcaktohet kalendari i ndeshjeve

Egnatia dhe Vllaznia janë pjesë e vazos së parë, ndërsa Dinamo City dhe Partizani janë pjesë e vazos së dytë.


Me përfundimin të dielën të javës së 36-të të kampionatit të futbollit “Abissnet Superiore”, departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar sot datat e zhvillimit të ndeshjeve të fazës “Final 4”, ku do të përcaktohet kampioni i edicionit 2024/2025, si edhe skuadrat që do të marrin pjesë në kualifikueset e UEFA Conference League.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Arena Kombëtare”, në periudhën 4–12 maj 2025. Gjysmëfinalja e parë do të luhet më 4 maj, ndërsa gjysmëfinalja e dytë më 5 maj. Finalja për vendin e tretë/katërt është planifikuar për datën 9 maj, ndërsa finalja për titullin kampion do të luhet më 12 maj. Pas përfundimit të kampionatit të rregullt, u përcaktuan edhe vazot e ekipeve për Final Four, ku Egnatia dhe Vllaznia janë pjesë e vazos së parë, ndërsa Dinamo City dhe Partizani janë pjesë e vazos së dytë.

Shorti për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste do të hidhet më 29 prill, në ora 11:00 në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Të katër skuadrat e kualifikuara do të përfitojnë shpërblime sipas rregullores së aktivitetit. Ekipi kampion, përveç shpërblimit financiar, do të sigurojë edhe pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues të UEFA Champions League, ndërsa tre ekipet e tjera do të marrin pjesë në raundin e parë kualifikues të UEFA Conference League.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj dhe Peleshi urojnë nga Korça për Pashkën ortodokse

Presidenti Bajram Begaj ka vizituar sot Mitropolinë e Korçës nga ku ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë, por eshe të…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj dhe Peleshi urojnë nga Korça për Pashkën ortodokse

Presidenti Bajram Begaj ka vizituar sot Mitropolinë e Korçës nga ku ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë, por eshe të…