Malaj: Marrëveshje me BERZH, 45.7 milionë euro për projektin e qëndrueshmërisë së OSHEE-së

Marrëveshja e garancisë është firmosur nga zëvendëspresidenti i BERZH-it, Matteo Patrone, dhe Administratori i OSHEE-së, Enea Karakaçi, në kuadër të Projektit të Qëndrueshmërisë së OSHEE-së.


Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur sot përmes një postimi në rrjetet sociale se është nënshkruar me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) një marrëveshje huaje afatgjatë në vlerën e 45.7 milionë eurove, me kushte të favorshme.

Marrëveshja e garancisë është firmosur nga zëvendëspresidenti i BERZH-it, Matteo Patrone, dhe Administratori i OSHEE-së, Enea Karakaçi, në kuadër të Projektit të Qëndrueshmërisë së OSHEE-së.

“Synojmë forcimin e stabilitetit financiar, duke siguruar burime financimi të gjelbra, më pak të kushtueshme dhe më të qëndrueshme,” tha Malaj.

Gjatë takimit, ministri i shprehu Zëvendëspresidentit të BERZH-it vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme që institucioni ka dhënë për Shqipërinë ndër vite.

Burimi ATSH

“Shqipëria e bukur”, Rama ndan pamje nga mbrëmja në Berat

Mbrëmjet në Berat në këto ditë të fundit të muajit gusht janë të mbushura me gjallërinë e turistëve vendas e…

Global 360

Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Në përpjekjen e 58-të për konstituimin e Kuvendit, propozimi i Vetëvendosjes u miratua me 73 vota pro, 30 kundër dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

ÇFARË REPUBLIKE ËSHTË SHQIPËRIA SOT

Ahmet Zogu ishte i pari që kuptoi se Shqipëria mund të funksiononte si një Republike Tregtare.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

“Shqipëria e bukur”, Rama ndan pamje nga mbrëmja në Berat

Mbrëmjet në Berat në këto ditë të fundit të muajit gusht janë të mbushura me gjallërinë e turistëve vendas e…