Aktori Naim Frashëri, gjiganti i skenës dhe ekranit shqiptar

Më 18 shkurt të vitit 1975, u nda nga jeta aktori i shquar i teatrit dhe kinematografisë, Naim Frashëri.


Më 18 shkurt të vitit 1975, u nda nga jeta aktori i shquar i teatrit dhe kinematografisë, Naim Frashëri.

Nuk qe rastësi që pasardhësi i një familjeje bejlerësh të Përmetit, u quajt me të njëjtin emër si poeti rilindas me prejardhje nga Frashërllinjtë. Nderimi për figurën e autorit të poemës emblematike “Bagëti e Bujqësi”, i shtyu natyrshëm të parët e aktorit t’i vinin po atë emër që mbetet përjetësisht në analet e historisë dhe letërsisë sonë.

Naim Frashëri lindi në Leskovik më 15 gusht të vitit 1923. Në skenën e Teatrit Kombëtar, do të ngjitej për të ekzekutuar rolet e para në vitin 1945. Më herët, mori pjesë në teatrin partizan. Njëhershëm, luftëtar dhe aktor, Naim Frashëri spikati për gjetjet aktoreske.

Valeri te “Tartufi”, Gjoni te “Trimi i mirë me shokë shumë”, gjenerali te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Leka te “Përkolgjinajt”, Nikolla te “Armiqtë”, Sasha Ribakov tek “Orët e Kremlinit”, Lubeni te “Procesi i Lajpcigut” dhe Hamleti te “Hamleti”, qenë disa prej roleve të tij më të duartrokitura.

Jonuz Bruga te “Familja e Peshkatarit”, do të ishte petku i 80-të dhe i fundit që do të mbante Naim Frashëri në karrierën e tij të ngjeshur.

Në zhanrin e filmit ka interpretuar në tetë prodhime kinematografike, mes të cilave roli te “Skënderbeu” më 1953-shin, si edhe tek filmi “Tana” më 1958-n. Naim Frashëri është nderuar me titullin “Artist i Popullit”.

Jaupaj dhe homologia e Kosovës vizitojnë Parkun Kombëtar të Dajtit

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj së bashku me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të.

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj dhe homologia e Kosovës vizitojnë Parkun Kombëtar të Dajtit

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj së bashku me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të.