Gonxhja: Operatori i Blerjeve të Përqendruara, model për miradministrimin e fondeve publike

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja e cilësoi Operatorin e Blerjeve të Përqendruara si një ndër entitetet model për miradministrimin e fondeve publike duke theksuar se po bën revolucion në fushën e prokurimit publik


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja e cilësoi Operatorin e Blerjeve të Përqendruara si një ndër entitetet model për miradministrimin e fondeve publike duke theksuar se po bën revolucion në fushën e prokurimit publik.

Gonxhja reagoi sot pas disa lajmeve në portale mbi tenderin për shërbimin e pastrimit të Spitalit Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

“OBP nuk e meriton baltën, por as ia përton askujt për t’ia përplasur faktet që hedhin poshtë lajmet e rreme! Çfarë mjerimi të shpifësh e të gënjesh mbi punën e ekipit të OBP-së, një prej enteve shqiptare model për miradministrimin e fondeve publike dhe që po bën revolucion në fushën e prokurimit publik”, tha ai.

Më herët, edhe vetë OBP i ka përgënjeshtruar lajmet, duke sqaruar se procedurat e prokurimit janë zhvilluar në përputhje të plotë me ligjin.

“Në lidhje me lajmin e publikuar nga portali JOQ mbi tenderin për shërbimin e pastrimit të Spitalit Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë, Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) dëshiron të sqarojë opinionin publik dhe të përgënjeshtrojë pretendimet e pavërteta dhe tendencioze të ngritura në këtë raportim”, thuhet në deklaratën e OBP-së.

Sipas deklaratës, ky tender është zhvilluar në mënyrë të hapur, transparente dhe në përputhje të plotë me legjislacionin e prokurimit publik.

“Të gjithë operatorët ekonomikë që kanë marrë pjesë kanë pasur mundësinë të konkurrojnë dhe të ankimohen në mënyrë të barabartë, pa asnjë favorizim. Komisioni i Prokurimit Publik ka konfirmuar rregullsinë e procesit. Pas përfundimit të procedurës nga OBP, Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) ka shqyrtuar dhe lënë në fuqi vendimin e institucionit tonë, duke konfirmuar se vlerësimi i ofertave dhe përzgjedhja e fituesit është bërë në përputhje me kriteret ligjore dhe pa asnjë ndikim tjetër”, thuhet më tej në deklaratë.

Sipas OBP-së, oferta fituese ka plotësuar të gjitha kriteret ligjore dhe ekonomike.

“Oferta e kompanisë fituese ka qenë 33,427,236 lekë të reja më e ulët se fondi limit, duke përfaqësuar një ulje prej rreth 25%, çka tregon për një garë të hapur dhe konkurruese. Dokumentacioni i paraqitur nga operatori fitues ka qenë i rregullt dhe i verifikuar nga autoritetet përkatëse, duke përmbushur të gjitha kërkesat ligjore. Pretendimet janë të pavërteta dhe spekulative. Nuk ekziston asnjë provë apo fakt që mbështet spekulimet e hedhura”, deklaron OBP.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Paga minimale do të arrijë në 500 euro fillimvitin e ardhshëm

Paga minimale është dyfishuar dhe se në fillim të vitit që vjen do të arrijë në 500 euro.

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “Dezeen”: Duam një histori dashurie mes arkitektëve dhe Shqipërisë

Në një intervistë ekskluzive për revistën më të famshme në botë të arkitekturës, “Dezeen”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shpjegon…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Ibrahimaj: Paga minimale do të arrijë në 500 euro fillimvitin e ardhshëm

Paga minimale është dyfishuar dhe se në fillim të vitit që vjen do të arrijë në 500 euro.