Shqiptare Projekti “BE për Inovacionin”, rritje e potencialit novator të Shqipërisë

Instituti Evropian i Inovacionit dhe Teknologjisë (EIT), një organ i Bashkimit Evropian, dhe projekti “BE për Inovacionin” prezantuan sot Qendrën e re të përbashkët Komunitare EIT në Shqipëri.


Instituti Evropian i Inovacionit dhe Teknologjisë (EIT), një organ i Bashkimit Evropian, dhe projekti “BE për Inovacionin” prezantuan sot Qendrën e re të përbashkët Komunitare EIT në Shqipëri.

Projekti “BE për Inovacionin” (EU4I) është një mekanizëm me shumë donatorë, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian (BE), Ministria Federale e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (BMZ) dhe SIDA, dhe zbatohet nga GIZ dhe SIDA.

Qendra e re Komunitare EIT është e para e këtij lloji në Shqipëri dhe do të forcojë bashkëpunimin midis organizatave kryesore të biznesit, arsimit dhe kërkimit duke lidhur aktorët rajonalë, novatorët dhe partnerët me ekosistemin më të madh të inovacionit në Evropë.

Ajo do të shërbejë si një qendër e vetme për talentet dhe sipërmarrësit vendas për të përfituar nga mundësitë e Komunitetit EIT në arsim, zhvillimin e biznesit dhe inovacion.

Kjo qendër e re është pjesë e programit të Skemës Rajonale të Inovacionit EIT (EIT RIS), që është krijuar për të nxitur përpjekjet e inovacionit në Evropë.

Në mandatin e tij për të përshpejtuar transformimin ekonomik të vendit në një ekonomi të orientuar nga inovacioni dhe të bazuar në njohuri, duke shfrytëzuar kapitalin njerëzor, potencialin sipërmarrës dhe kërkimor të Shqipërisë, projekti “BE për Inovacionin” po mbështet krijimin e Qendrës Komunitare EIT në Shqipëri. Kjo është një ndërhyrje e rëndësishme e këtij mekanizmi që nxit inovacionin, promovon të menduarit sipërmarrës dhe novator si grupe aftësish për talentet e ardhshme dhe lehtëson rrjedhën dhe bashkëkrijimin e njohurive mes aktorëve të spirales së katërfishtë.

Qendra e re Komunitare EIT u prezantua sot në Shtëpinë e Evropës në Tiranë.

Në këtë aktivitetet morën pjesë zyrtarë të nivelit të lartë kombëtar, rajonal dhe të BE-së. Ky aktivitet i parë synon të nxisë bashkëpunimin, të prezantojë Qendrën Komunitare EIT në Shqipëri, si dhe të nxjerrë në pah rolin e saj për nxitjen e inovacionit dhe zhvillimit rajonal.

Qendra e sapohapur në Shqipëri do të përfaqësojë të gjitha Komunitetet e Njohurive dhe Inovacionit (KNjI) të EIT-t, si dhe do të fokusohet te tërheqja dhe angazhimi i një numri në rritje të pjesëmarrësve vendas në aktivitetet e Komunitetit EIT. Qendra do t’u sigurojë novatorëve një burim të centralizuar informacioni mbi shërbime dhe mundësi të ndryshme të ofruara nga Komuniteti EIT në Shqipëri, gjithë shtetet anëtare të BE-së, si dhe gjithë vendet e lidhura me programin “Horizon Europe”.

Për më tepër, do të drejtojë angazhimin e komunitetit EIT me autoritetet vendore, duke përfshirë sigurimin e mbështetjes për politikat dhe ekspertizë sipas nevojës.

“BE-ja e ka mbështetur në mënyrë aktive ekosistemin e inovacionit në Shqipëri përmes programit tonë të rëndësishëm “BE për Inovacionin”. Sot po bëjmë një hap tjetër të rëndësishëm me prezantimin e Qendrës së parë Komunitare EIT të Shqipërisë, e cila do të shërbejë si urë lidhëse mes ekosistemeve shqiptare dhe evropiane të inovacionit, duke nxitur bashkëpunimin mes bizneseve, institucioneve arsimore dhe kërkuesve. Kjo Qendër – rezultat i bashkëpunimit të vërtetë të Ekipit Evropa – do të rrisë më tej potencialin novator të Shqipërinë. Me sisteme të modernizuara të arsimit dhe trajnimit, vendi do të mund të trajtojë një nga sfidat më të mëdha: ikjen e trurit. BE-ja është e përkushtuar që të kontribuojë për trajtimin e kësaj sfide duke e mbështetur vendin për përmirësimin e cilësisë së arsimit, pajisjen e studentëve me aftësitë përkatëse dhe garantimin që ata të kenë mundësi për ta ndërtuar të ardhmen e tyre këtu në Shqipëri”, tha shefi i Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Shqipëri, Hubert Perr.

Drejtori i EIT-t, Martin Kern, përshëndeti aktivitetin dhe përgëzoi BE-në dhe projektin “BE për Inovacionin” për këtë nismë, duke theksuar: “Qendra e re Komunitare EIT në Shqipëri do të përfaqësojë gjithë Komunitetet e Njohurive dhe Inovacionit (KNjI) të EIT-t dhe do të fokusohet te tërheqja dhe angazhimi i një numri në rritje të pjesëmarrësve vendas në aktivitetet e Komunitetit EIT”.

Rreth Institutit Evropian të Inovacionit dhe Teknologjisë (EIT)

EIT forcon aftësinë e Evropës për inovacion duke fuqizuar zgjidhjet për sfidat urgjente globale dhe duke ushqyer talentin sipërmarrës për të krijuar rritje të qëndrueshme dhe vende pune të kualifikuara në Evropë. EIT është një organ i BE-së dhe pjesë përbërëse e “Horizon Europe”, Programi Kuadër i BE-së për Kërkim dhe Inovacion.

Instituti mbështet partneritete dinamike pan-evropiane dhe Komunitetet e Njohurive dhe Inovacionit të EIT-t (KNjI) mes kompanive kryesore, laboratorëve kërkimorë dhe universiteteve. Këto KNjI nxisin ndryshimet sistemike në Evropë dhe më gjerë, duke u fokusuar në fusha kyçe si ndryshimi i klimës, energjia, shëndeti, ushqimi, prodhimi, lëndët e para, digjitalizimi, lëvizshmëria urbane dhe kultura e kreativiteti. Së bashku me partnerët e vet kryesorë, Komuniteti EIT ofron një gamë të gjerë aktivitetesh inovacioni dhe sipërmarrjeje në të gjithë Evropën, duke përfshirë kurse të edukimit sipërmarrës, shërbime të zhvillimit dhe përshpejtimit të biznesit, si dhe projekte kërkimore të drejtuara nga inovacioni.

Bashkimi Evropian, Gjermania dhe Suedia po punojnë për të krijuar vende pune me pagesë të lartë në Shqipëri duke zhvilluar një ekonomi inovative. Projekti shfrytëzon kapitalin njerëzor, potencialin sipërmarrës dhe potencialin kërkimor të Shqipërisë. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian me bashkëfinancim nga Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Suedia. Ai zbatohet nga GIZ Albania dhe Ambasada suedeze në Shqipëri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji dhe inovacion

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala njoftoi sot dorëheqjen nga ky post për shkak të angazhimeve ndërkombëtare në…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji dhe inovacion

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala njoftoi sot dorëheqjen nga ky post për shkak të angazhimeve ndërkombëtare në…