Aplikacioni LIS, Salla: Fermerët marrin nga telefoni informacion falas për tokën

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatë një vizite në Roskovec, ku u takua me një fermer të zonës i cili kultivon 7 dynymë me vreshta, tha se LIS sjell një mënyrë të re dhe më të thjeshtë për aksesin në informacionin mbi tokën


Aplikacioni i ri për informacionin mbi tokën, LIS, është tashmë në dispozicion të fermerëve, duke u mundësuar atyre të marrin nga telefoni dhe pa pagesë të dhëna mbi karakteristikat dhe nevojat e tokës së tyre.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatë një vizite në Roskovec, ku u takua me një fermer të zonës i cili kultivon 7 dynymë me vreshta, tha se LIS sjell një mënyrë të re dhe më të thjeshtë për aksesin në informacionin mbi tokën.

“Përmes këtij aplikacioni fermerët marrin të gjithë informacionin e nevojshëm për analizat e tokës”, tha Salla, duke theksuar se më parë marrja e këtij informacioni kërkonte udhëtimin drejt Tiranës apo Fushë-Krujës, duke sjellë kohë dhe kosto shtesë për fermerët.

Sipas ministrit, tashmë analiza dhe informacioni mbi tokën mund të aksesohen lehtësisht dhe pa pagesë përmes telefonit. Këto të dhëna u shërbejnë fermerëve për të përcaktuar elementet që i nevojiten tokës dhe për të përdorur në mënyrë më efikase plehrat dhe inputet bujqësore.

LIS synon të ndihmojë fermerët në uljen e shpenzimeve të panevojshme dhe të kostove të prodhimit, si dhe në përmirësimin e rendimentit dhe cilësisë së prodhimit bujqësor.

Burimi ATSH

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

Potenciali i turizmit detar dhe mundësitë që krijojnë marinat e lundrimit për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin në fokus të…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

Potenciali i turizmit detar dhe mundësitë që krijojnë marinat e lundrimit për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin në fokus të…