Hoxha-Sørensen në Bled: Dialogu Kosovë-Serbi, i domosdoshëm për paqen dhe stabilitetin

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi takime të veçanta në Bled, Slloveni, me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Europian për Dialogun Prishtinë–Beograd, Peter Sørensen


Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi takime të veçanta në Bled, Slloveni, me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Europian për Dialogun Prishtinë–Beograd, Peter Sørensen, Sekretarin e Përgjithshëm në detyrë të Bashkimit për Mesdheun, Fadi Hajli, si dhe me drejtorin e Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit, Tālis Linkaits.

Takimet u zhvilluan në kuadër të punimeve të Forumit Strategjik të Bledit, ndërsa Hoxha vlerësoi se “aktivitete të tilla ofrojnë mundësi të vyera për takime dhe shkëmbime me aktorë të ndryshëm, veçanërisht për çështje me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin”.

Ministri informoi se në qendër të diskutimeve ishin dialogu, stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal, si dhe rëndësia e përshpejtimit të ndërlidhjes dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor në hapësirën evropiane.

Në takimin me Sørensen, ministri Hoxha theksoi rëndësinë e një dialogu të qëndrueshëm, të orientuar drejt rezultateve konkrete e të prekshme, për të avancuar më shpejt drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si një kontribut i domosdoshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ndërsa në qendër të takimit me me Sekretarin e Përgjithshëm në detyrë të Bashkimit për Mesdheun, Fadi Hajli ishte forcimi i bashkëpunimit euro-mesdhetar dhe mundësitë për të avancuar projekte konkrete në fusha me rëndësi për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit.

Në takimin me drejtorin e Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit, Tālis Linkaits, ministri Hoxha diskutoi mbi ndërlidhjen, infrastrukturën dhe mobilitetin, si elementë kyç për një Ballkan Perëndimor më të integruar dhe më pranë tregut dhe hapësirës evropiane.

“Dialogu, ndërlidhja dhe bashkëpunimi janë tre shtylla të një rajoni më të qëndrueshëm, më të integruar dhe më evropian”, u shpreh Hoxha.

Burimi ATSH

Tatimet: 10 milionë euro kompensime për fermerët përmes autofaturës

Fermerët kanë vijuar të përdorin skemën e kompensimit përmes autofaturës, me mbi 4 mijë aplikime të kryera online gjatë dy…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia