Lamallari: Bashkërendim me IKMT për parandalimin e ndërtimeve pa leje dhe mbrojtjen e hapësirave publike

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim me drejtuesit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku në fokus ishte bashkërendimi i punës për parandalimin e ndërtimeve pa leje, ndalimin e abuzimeve me hapësirat publike dhe luftën kundër krimeve mjedisore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lamallari theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dhe të pranisë së strukturave shtetërore në terren.

“Me drejtuesit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, diskutuam për bashkërendimin e punës në parandalimin e ndërtimeve pa leje, ndalimin e abuzimeve me hapësirat publike dhe luftën kundër krimeve mjedisore”, shkruan Lamallari.

Sipas tij, një tjetër element i rëndësishëm është rritja e komunikimit dhe përgjegjshmërisë së punonjësve të IKMT-së gjatë punës në terren.

“Me rëndësi që çdo punonjës i IKMT në terren të ketë më shumë komunikim, më shumë përgjegjshmëri dhe prani të pandërprerë aty ku qytetarët kanë nevojë për shtetin”, njoftoi ministri.

Marrë nga ATSH

Demo: Qeveria e gatshme për dialog, kush ushtron dhunë do të përgjigjet para ligjit

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë dhe të mbrojë të drejtën kushtetuese…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia